Dëmtohet ura në fshatin Poroj

Dëmtohet ura në fshatin Poroj

Prurjet e lumit në fshatin Poroj të Tetovës, pas shirave të rrëmbyeshëm të ditë së sotme dhe që vazhdojnë me intensitet të lartë ende, kanë dëmtuar për të tretën here urën e vogël qe lidh dy anët e fshatit.

Prurjet e lumit në fshatin Poroj kishin shënuar ulje pak më parë, por rreziku mbetet gjithmonë i lartë, sepse siç njoftojnë banorët e fshatit më sipër, Gjermë, reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet dhe po ashtu ka pasur edhe reshje breshëri.

Banorët e fshatit Poroj janë vënë në gatishmëri të situatës dhe janë organizuar për ndonjë dalje të ujit nga shtrati i lumit . Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve për të kontrolluar situatën. Ndërsa në fshati Shipkovicë reshjet e shiut janë dobësuar dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 21:06
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.