Dendias: BE krijoi hendek në politikën drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Dendias: BE krijoi hendek në politikën drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Bashkimi Evropian ka krijuar hendek në politikën drejt Maqedonisë së Veriut dhe ndaj Shqipërisë, i ka lënë në “pritje”, ndërsa “pritja” nuk është assesi as pozicion, ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në intervistën për radion greke “Tema fm” dhe ka shtuar se në këtë rast dëshiron të informohet mbi takimin e nesërm me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, njofton korrespondentja e MIA në Athinë.

Shefi i diplomacisë greke ka thënë se Greqia diskuton edhe me Italinë dhe Gjermaninë, pasi perspektiva e BE-së e vendeve të rajonit për Athinën, është çështje e drejtpërdrejtë, por shton se nevojitet kujdes.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk duam dështime. E dini të vendosësh një temë në një këshill, e vendos në çfarëdo momenti që dëshiron, askush nuk të pengon. Çështja është çka do të ndodhë. Pasi nëse përsëritet “jo”, ajo nuk të kthen prapa në pikën fillestare të diskutimit. Ajo të kthen shumë më prapa dhe në pikë më të vështirë. Prandaj dua të bisedoj me të dytë, të shoh si duket situata, çka bëjnë, si është gjendja e brendshme, të më informojnë”, ka thënë Dendias lidhur me takimin e nesërm me Zaevin dhe Dimitrovin.

Për Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke ka thënë se nevojitet zbatim i i rregullt, shpjegon se asnjë palë nuk mundet në kuadër të të drejtës ndërkombëtare të mendojë të flet për jovlefshmëri të Marrëveshjes, shton se çdo vend siç ka të kaluar, të tashme dhe të ardhme, ka edhe vazhdimësi dhe patjetër të respektojë marrëveshjet.

Paralelisht, shpjegon se nuk ekziston mundësi për ndryshimin e emrit nga Maqedonia e Veriut në Maqedoni.

“Qëndrimi i Qeverisë greke është i qartë, assesi nuk ekziston kurrfarë mundësie, të bëhet fjalë për ndryshim të emrit të Maqedonisë së Veriut. Çka do që të jetë si pohim nga ndonjë prej shteteve fqinje, mendoj se është e papranueshme si bazë për diskutim”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

Dendias në intervistën për radion greke ka thënë se Ballkani Perëndimor dhe rajoni kanë qenë një nga temat për të cilën ka diskutuar edhe në takimin me kolegun e tij rus gjatë vizitës në Moskë. Siç ka thënë në intervistë, Lavrovit i ka shpjeguar se çka ka ndodhur në BE dhe cila është arsyeja që Greqia e mbështet perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

“I kam shpjeguar se gjithë këto nuk janë veprime kundër Rusisë. Ne nuk jemi armiq të Rusisë. Përkundrazi, ne jemi vend që është anëtar i BE-së, anëtar i NATO-s, anëtare e vjetër. Kjo mund të jetë në interes për Rusinë në rrugën e mirëkuptimit reciprok me BE-në dhe NATO-n. Mund të jemi të dobishëm për rusët, pasi e kemi atë rol dhe për atë se mund të kemi marrëdhënie të mira me ta”, ka thënë Dendias.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA