Dendias: I kushtojmë rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës

Dendias: I kushtojmë rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës

Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor nëse plotësohen kushtet, dhe për Maqedoninë e Veriut i kushtojmë një rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe të vazhdueshëm të Marrëveshje së Prespës, tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias pas takimit me homologun e tij bullgar në Sofje, Ekaterina Zahariev, përcjell FLAKA.

“Si një shtyllë e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan, Greqia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e politikës së zgjerimit të BE-së. Ne inkurajojmë dhe mbështesim perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbushen kritere dhe kushte të caktuara të përshtatshme. Në këtë kontekst dhe në raport me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe të qëndrueshëm të Marrëveshjes së Prespës”, tha Dendias.

Ministri i jashtëm grek tha se Bullgaria dhe Greqia janë “partnerë të ngushtë dhe aleatë” dhe luajnë një rol të madh në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe po bëjnë çdo përpjekje për të kontribuar në perspektivën evropiane të fqinjëve të saj.

Bashkëpunimi dypalësh dhe rajonal, sfidat me të cilat përballet BE, çështjet e energjisë, investimet dhe këshilli i katërt më i lartë i bashkëpunimit midis dy vendeve që do të zhvillohet në Greqi, ishin temat e diskutuara nga Zaharieva dhe Dendias.

Ministri i jashtëm i Greqisë gjithashtu informoi homologen e tij bullgare për “sjelljen e paligjshme të Turqisë në rajonin e gjerë”.

Nikos Dendias është sot për një vizitë njëditore në Bullgari, dhe ai u takua edhe me Presidentin Bullgar Rumen Radev dhe Kryeministrin Bullgar Boyko Borisov. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 20:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA