Dënohet me 15 vjet burg për posedim kokaine, doli se ishte qumësht pluhur

Dënohet me 15 vjet burg për posedim kokaine, doli se ishte qumësht pluhur

Një i ri u dënua javën e kaluar me 15 vjet burg për posedim kokaine. Por pas pothuajse 3 muajsh në burg një test laboratori vërtetoi se në të vërtetë substanca ishte qumësht pluhur.

Cody Gregg u arrestua më 12 gusht pasi një oficer policie e ndaloi për shkak se nuk kishte drita të pasme në biçikletën e tij.

Oficeri i kontrolloi çantën e shpinës dhe gjeti një kuti kafe që përmbante një sasi të madhe pluhuri të bardhë.

Substanca doli pozitive për kokainë dhe Gregg u akuzua për trafik droge.

29-vjeçari u deklarua fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen dhe u dënua me 15 vjet burg.

Por disa ditë më pas gjykata tërhoqi dënimin pasi një test në laborator arriti në përfundimin se substanca e dyshuar për kokainë ishte në të vërtetë qumësht pluhur.

Ai u la i lirë të premten.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 18, 2019 23:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA