Dënohet me 2000 euro avokati Asmir Alispahiq | DOKUMENT

Dënohet me 2000 euro avokati Asmir Alispahiq | DOKUMENT

“Dënohet mbrojtësi i të akuzuarit Erhan Mamuti, avokati Asmir Alispahiq nga Shkupi me gjobë në para në vlerë prej 2000 euro. Kështu shkruhet në vendimin e Gjykatës Themelore Shkup, përcjell FLAKA.

Sipas këtij vendimi, avokati Alispahiq është i obliguar ta paguajë gjobën 30 ditë pas sjelljes së vendimit.

Me datë 4. 9. 2019 në ora 20 avokati Asmir Alispahiq në profilin e tij në Facebook ka shkurar përmbajtje, si vijon:

“SWAROVSKI Sofia Laliçiq, fundrinë e një gjykatëse. Menjëherë të shkarkohet”.

Ky ka qenë shkrimi prej ku avokati pastaj ka marrë gjobën, e ku në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Shkupit thuhet se me këtë postim, ai ka ofenduar gjykatësen. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 21:25

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.