Deputetët do të debatojnë për ribalancin e buxhetit për vitin 2017

Deputetët do të debatojnë për ribalancin e buxhetit për vitin 2017

Në Kuvend sot fillon debati për Propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 2017. Ribalanci i propozuar nga Qeveria është në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Me të parashikohet që deficiti të mbetet 2,9 për qind nga Bruto Prodhim Vendor, ndërsa rritja të jetë 2,2 për qind në vend të parashikimit fillestar prej 3 për qind nga qeveria paraprake dhe 2,8 të projektuara nga Banka Botërore, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPRM-ja.

Janë shkurtuar të gjithë shpenzimet joproduktive të Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të saj siç janë udhëtime zyrtare, prezantime, promovime ekonomike dhe reklamimi me ç’rast është bërë kursim i mjeteve financiare. Nga Qeveria theksojnë se janë siguruar mjete për pezullim të taksës radiodifuzive, për subvencionim të pagës minimale e cila nga 1 shtatori duhet të jetë 12.000 denarë, si dhe për zgjidhje të përhershme të problemit me punonjësit e firmave të falimentuara.

Është paraparë shkurtim i shpenzimeve nga pothuajse tre miliardë denarë dhe të investimeve kapitale për po aq, por, siç shpjegoi kryeministri Zoran Zaev, do të realizohen të gjithë projektet infrastrukturore tashmë të filluara, ndërsa do të shtohen edhe disa të reja.

Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 184,7 miliardë denarë, shpenzimet në 203,3 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor në 18,6 miliardë denarë ose 2,9 për qind nga BPV-ja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 17, 2017 09:09

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°