Deputetët e Parlamentit Evropian përshëndetën Strategjinë e BE

Deputetët e Parlamentit Evropian përshëndetën Strategjinë e BE

Anëtarët e Parlamentit Evropian sot përshëndetën miratimin e Strategjisë së Zgjerimit të BE për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përpjekjet e Bashkimit në këto vende kërkojnë përpjekje nga të dyja palët, përcjell FLAKA.

Deputetët gjithashtu theksuan se pa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka as paqë as stabilitet në BE.

“Ballkani Perëndimor, i rrethuar nga shtetet anëtare të BE, tani ka një rrugë të qartë evropiane”, tha Franz Bogoviç nga Sllovenia.

Në debat, megjithatë, ai theksoi se përpara anëtarësimit në Bashkim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë disa kritere – për t’u çliruar nga korrupsioni, për të përmirësuar sundimin e ligjit, për të krijuar bashkëpunim rajonal dhe për të pasur një vizion për të ardhmen, e ta harrojnë të kaluarën.

Ish-i dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, deputeti Edëard Kukan nga Sllovakia, tha se zgjerimi ishte me interes strategjik për BE, por vuri në dukje se do të kërkonhen përpjekje nga të dyja palët.

Raportuesi i PE për Kosovën Igor Scholters vlerësoi se Strategjia e BE ishte “në një mënyrë pozitive, në një ton optimist” dhe se dera është e hapur për anëtarësim të mëtejshëm.

“Është koha për mundësi të reja, shance të reja”, tha Scholters.

Raportuesi i PE për BeH Christian Dan Preda e sheh Strategjinë si një mundësi për të konfirmuar angazhimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe t’u ofrojë vendeve “një perspektivë të besueshme për zgjerimin”.

Ai theksoi, megjithatë, se një perspektivë e besueshme për të do të thotë “një afat kohor i qartë për të gjitha vendet, jo vetëm për dy vende”. FLAKA

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 6, 2018 21:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...