Deputetët e VMRO-së me mision, të vazhdohen tensionet në Parlament | VIDEO

Deputetët e VMRO-së me mision, të vazhdohen tensionet në Parlament | VIDEO

Pas disa ndërhyrjeve procedurale dhe pauzave, shumica parlamentare miratoi rendin e ditës ku pika e parë është shpallja e konkursin për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Para miratimit të rendit të ditës disa deputet të VMRO-së kërkuan që pika për ligjin e gjuhëve të hiqet nga rendi i ditës, raporton SHENJA.

Kjo kërkesë u vendos dy herë në votim dhe e njëjta dy herë u hodh poshtë nga shumica e deputetëve. Në fillim të seancës Antonio Milloshovski kërkoi dhe fitoi një orë pauzë. Pas pauzës pësuan disa diskutime procedurale dhe deputeti tjetër Ilija Dimovski kërkoi përsëri pauzë, por me arsyetimin se këtë e ka bërë pas kohës 3 minutëshe, kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i dha pauzë dhe vendosi rendin e ditës në votim. Deputeti Dimovski protestoi duke insistuar të fitojë pauzë, ndërsa atij ju bashkëngjitën edhe deputet të tjerë të VMRO-DPMNE-së të cilët bashkë rrethuan Xhaferin dhe foltoren e Kuvendit.

Pas disa minutave diskutime Xhaferi bindi deputetët e opozitës të kthehen në vendet e tyre me premtimin se do të ju jep pauzë. Ai në sqarimin e tij tha se nuk mund t’i imponojnë vendime dhe se ai mban rendin në Kuvend. Në fund Xhaferi dha pauzë e cila do të zgjasë deri në ora 14:30 minuta.

Deputetët e VMRO-së mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën deputeti Ilija Dimovski akuzoi se me procedurën në të cilën ka hyrë ligji në Kuvend janë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2017 14:35

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°