Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 36 gradë Celsius

Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 36 gradë Celsius

Deri në fund të ditës do të mbajë mot i ngrohtë me temperaturë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa pasdite dhe nesër pritet jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima.

Jostabiliteti fillimisht do të jetë në pjesët perëndimore ndërsa më pas kryesisht përmes pjesëve veriore do të zhvendoset drejt atyre lindore. Reshjet përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima vende-vende me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Ditëve në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në nivel lokal proceset do të jenë edhe në formë të motit të keq.

Të premten pritet reshjet të jenë më të rrëmbyeshme. Temperaturat e ditës do të bien gradualisht.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri në 36 gradë Celsius.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2018 21:53

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE