Deri në samitin e BE-së edhe 17 ditë, a do të arrihet zgjidhje?

Deri në samitin e BE-së edhe 17 ditë, a do të arrihet zgjidhje?

Sot, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras diskutuan një orë për mosmarrëveshjen për emrin. Disa ide janë konsideruar, dhe kryeministrat do të bisedojnë përsëri nesër. Për zgjidhje mbeten edhe 17 ditë deri në samitin e BE, përcjell FLAKA.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, folën sot për një orë në telefon dhe një bisedë e re pritet nesër në mëngjes. Këtë pasdite e njoftoi qeveria maqedonase.

“Biseda u realizua në orën 14:00 deri në orën 15:00 sipas orës në Maqedoni. Gjatë bisedës u diskutuan pyetjet e mbetura dhe u konsideruan disa ide për zgjidhje. Në mëngjes, do të vijë një tjetër bisedë telefonike”, thonë nga qeveria por pa detaje të mëtejshme mbi çështjet e mbetura.

Më parë, kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Araçinë tha se shpresonte për një “zgjidhje shumë të shpejtë të mosmarrëveshjes së emrit” dhe njoftimi që biseda do të zhvillohej sot erdhi nga Athina. Atje, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kasias, pas një takimi të jashtëzakonshëm me Tsipras, u tha gazetarëve se dy kryeministrat do të bisedonin sot në telefon.

Kryeministri maqedonas përsëriti se zgjidhja mund të arrihej para samitit të BE i planifikuar për 28 dhe 29 qershor, por theksoi se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje cilësore që do të mbështetet ligjërisht, në mënyrë dinjitoze dhe të ruhet identiteti.

“Ka të bëjë me momentet e fundit në përpjekjet për t’u afruar më shumë pozicioneve dhe kur kjo të ndodhë, së bashku do të njoftojmë lajmin e lumtur për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për qytetarët e Republikës së Greqisë”, tha Zaev.

Ai theksoi se, natyrisht, kjo do të ishte një marrëveshje e parë midis kryetarëve të dy qeverive, midis ministrave të jashtëm dhe kur kjo të ndodhë, do të informohen kreu i shtetit, kreu i opozitës, udhëheqësit e tjerë politikë dhe qytetarët.

Përndryshe, 14 ditë u pritë biseda telefonike rreth çështjes së emrit midis kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë Zaev dhe Tsipras, dhe shtatëmbëdhjetë ditë mbeten deri në Samitin e Bashkimit Evropian.

Ditët e fundit të marrëdhënieve Shkup-Athinë janë “ndez” me një fjalor diplomatik, edhe pse deklaratat zyrtare janë pozitive, që këto ditë një rezultat i mirë pritet nga bisedimet. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2018 21:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA