Deri të martën shi dhe bubullima, me temperatura të larta, nga e mërkura mot i qëndrueshëm dhe i thatë

Deri të martën shi dhe bubullima, me temperatura të larta, nga e mërkura mot i qëndrueshëm dhe i thatë

Deri të martën kryesisht në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me paraqitjen e breshrit. Nga e mërkura vijon një periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, paralajmëroi sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Parashikimi i DPHM-së për sot parashikon temperatura maksimale në interval prej 29 e deri në 28 gradë, pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Lokalisht janë të mundshme procese më intensive në formë të motit të keq me përforcim afatshkurtër të erës dhe paraqitje e mundshme e breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të ulet midis 13 dhe 21 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë.

Temperaturat maksimale nesër do të lëvizin prej 30 e deri në 39 gradë, të martën prej 29 e deri në 37, ndërsa në katër ditët e ardhshme deri në 36 gradë gjegjësisht 35 gradë celsius.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 16:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA