Deschamps është favorit për ta marrë drejtimin e Juventusit

Deschamps është favorit për ta marrë drejtimin e Juventusit

Sipas të përditshmes italiane, Tuttosport, Didier Deschampsdëshiron ta përfundojë punën që e kishte lënë në gjysmë në vitin 2007 kur dhe e ngjiti në Serinë A “Zonjën e Vjetër”.

Lajmi për mundësinë që Deschamps ta zëvendësojë Allegrin vjen vetëm një ditë para se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të takohet me vetë Allegrin për ta diskutuar të ardhmen e tij në klub.

Ndëërkohë Deschamps ka kontratë me Francën deri më 21 korrik të vitit 2020 por ideja për të drejtuar Juventusin e josh francezi i cili dhe më parë si lojtar ka mbajtur veshur fanellën bardhezi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 21:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.