Deserti i parezistueshëm, ju nevojiten vetëm 10 minuta

Deserti i parezistueshëm, ju nevojiten vetëm 10 minuta

Kremi nga dredhëzat është vetëm i thjeshtë dhe i shijshëm, por edhe praktik sepse në vend të pemëve të freskëta, mund t’i përdorni pemët e ngrira.

Përgatiteni më herët, lëreni të qëndrojë në frigorifer dhe shërbejeni me ushqimin kryesor.

Para shërbimit zbukurojeni me pemë të freskët, me fletë mente apo me kore të grira të portokallit dhe befasoni partnerin tuaj me desertin e përshtatshëm për ditë festive.

Përbërësit:

– 225 g dredhëza,
– në lugë e vogël sheqer,
– ½ lëng portokalli,
– 180 ml ajkë e ëmbël,
– 1lugë e vogël sheqer pluhur.

Përgatitja:

Lani, pastroni dhe grini dredhëzat. Nëse përdorni të ngrira, ndani dhe sipas nevojës kulloni tepricën e ujit. Përzieni dredhëzat me një lugë të vogël sheqer dhe me lëngun e kulluar të portokallit.

Përzieni dhe lini të qëndrojnë gjysmë ore. Ndërkohë tundni ajkën e ëmbël dhe sheqerin pluhur.

Dredhëzat bluani në blender dhe tretjen e ëmbël përzieni ngadalë me ajkën e përgatitur.

Përzieni në dy enë të vogla dhe fusni të qëndrojnë në frigorifer dy orë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 11, 2019 23:03
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.