DËSHMORËT E TANUSHËS – PORTRET | Hisë Fazliu, rininë ia fali atdheut !

DËSHMORËT E TANUSHËS – PORTRET | Hisë Fazliu, rininë ia fali atdheut !

Ushtria Çlirimtare Kombëtare në mesin e saj kishte bijtë e bijat më të dalluar të kombit shqiptar. Bijë e Bija të kombit me të cilët sot krenohemi që të gjithë ne. Ata si dhunti të veçantë të tyre kishin atdhe dashurinë, guximin, fisnikërinë, sinqeritetin.

Me një intelekt, guxim, fisnikëri, sinqeritet, e atdhedashuri të madhe veçohej edhe Isa. Falë këtyre ai gëzonte një respekt jashtëzakonisht të madhë ndër shokë e ndër bashkëluftëtar. I tillë ishte Isa,edhe pse në moshë mjaft të re Ai kundërshtoi politikën e atëhershme Jugosllave e AntiShqiptare për Vëllazrim-Bashkim me sllavët,ishte kategorikisht kundër paraleleve të atëhershme të përzyera nëpër Shkolla pasi ishte i bindur se me sllavët nuk na lidh asgjë dhe skemi pse të jemi pjesë e atyre skenarëve AntiShqiptare.

Duke pas këto bindje shpejt bie në sy të okupatorit me çka detyrohet të migroj së bashku me vëllezërit në Itali. Fillimi i viteve të 90 Isën e gjenë në Itali mirpo edhe pse larg Vendlindjes,Ai kur nuk do të largohet prej bindjeve apo Idealit të tij dhe shumë të rijve e të rejave Shqiptare se Populli Shqiptar duhet të jetoj i Lirë e i Bashkuar.Për të jetësuar këtë Ideal Ai nuk u ndal kurë së punuari e vepruari.Anëtar dhe njëri ndër udhëheqësit kryesor të Fondit”Vendlindja Thërret” e njëri ndër aktivistët më të vendosur e kur i pa lodhur për çështjen Kombëtare,shembull për të gjithë Ne të tjerët se si duhet punuar e vepruar për Atdheun
Puna e tijë për luftën e Ushtris Çlirimtare tè Kosovës ishte tepër e vlesuar nga të gjithë ne po edhe nga udhëheqësit e vetë luftës në vija të frontit.

Fillimi i luftimeve edhe në Shqipërinë Lindore të okupuar nga sllavo-maqedont,Isën me shokët e Idealit i gjenë të pregaditur.Kështu që në vetë fillimin e saj ata ishin atje me bashkëluftëtarët e tjerë për të shporur çizmën e fëlliqur sllave nga Trevat Shqiptare.

Fillimisht nga Shtabi i Përgjithshëm caktohen në Logjistikën e UÇKsë dhe në bartjen e mjeteve luftarake drejt zonave ku kishte nevojë.

Mirpo Isa nuk mund të rinte i qetë me shokë poqese nuk ishin edhe ata në vija të frontit dhe të shikoheshin me armikun nëprmjet tytave të pushkës.

U reshtuan me bashkëluftëtarët e tyre në Brigadat 112 Mujdin Aliu e 113 Ismet Jashari-Kumanova.Pas një varg betejash me bashkëluftëtarët në këto dy brigada,Isa me shokë dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇKsë e panë se ishte e nevojshme edhe formimi i një Brigade e cila do të vepronte në rajonin e Gostivarit,Kërçovës e Mavrovës e cila Brigadè u emrua Brigada 116.Me Isën e me shokët e tijë në formimin e ngritjen e Brigadës si ushtarakisht e profiosonalisht kontribuan edhe një numër i madh i pjestarëve të UÇKsë nga të gjitha trevat Shqiptare.

Falë guximit të tijë e të bashkëluftëtarëve si Gjeneral Tahir Sinanit, Hyrë Eminit, Brahim Ademit e Naser Ademit brigada 116 do të veçohet nga disiplina, zbatimi i urdhërave të dhënë në kohë dhe efikasiteti i jashtëzakomshëm.

Në krye të Brigadës 116 ishte Komandant-Gjeneral Tahir Sinani nuk ishte hera e parë që Tahir Sinani po u kundërvihej pushtuesve sllav.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 30, 2017 16:18

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE