DËSHMORËT E TANUSHËS – PORTRET | Naser Ademi, një jetë për atdhe !

DËSHMORËT E TANUSHËS – PORTRET | Naser Ademi, një jetë për atdhe !

Një nga dëshmorët e Tanushës të rënë më 29 Korrik të vitit 2001 ishte edhe Naser Ademi i cili lindi në Negotinë të Gostivarit më 02.10.1965 nga një familje bujare dhe atëdhetare . Shkollimin fillor e kreu në Negotinë të Gostivarit dhe dy vjetë të shkollës së mesme , gjegjësisht gjimnazin e kreu në Negotinë pastaj tregëtaren në Tetovë. Tek Naseri qysh si fëmijë vëreheshin ndjenjat patriotike , ndërsa ndarja e shtetit Shqiptarë në disa shtete ballkanike e mundonte shumë .

Vitet 1981-1984 ishin vite të rënda për popullin shqiptarë prandaj Naseri e braktis vendlindjen dhe shkoi tek i ati i tij që gjendej në qytezën e Borovës afër Vukovarit në Kroaci. Vitet e 90-ta lufta në Kroaci Naserin e zuri në Vukovar, Naseri i etur për hakmarje ndaj armikut shekullor srbosllav i cili vite me radhë sundonte popullin Shqiptarë, ai ndër të parët bashkë me kryetarin e atëhershëm të Vukovarit organizon mbrojtjen e Vukovarit.

Me fillim e luftës heroike të UÇK ( Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) , Naseri i përgjigjet thirjes së shtabit të përgjithshëm ku në parnverë të viti 1999 u radhit në radhët e çlirimtarëve bashkë me shokët e idealit. Fatij I tij deshti që Naseri të mer pjesë në Koshare ku thehet kufiri Shqiptaro –Shqiptarë si ushtarë i brigadës 138 “Agim Ramadani” nën udhëheqjen e komandantëve Fadil Hadërgjonaj dhe Rustem Berisha . Në këtë luftë Naseri mbante pseudonimin e luftës “ NASER GOSTIVARI”

Erdhi koha kur filloi një luftë për çlirimin e trojeve shqiptare në Maqedoni ku Naserin e gjeti në këmbë e sypatrembur që edhe kësaj here iu përgjigj thirjes së shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , bashkë me shumë luftëtarë tjerë anekandë trojeve Shqiptare. Kësaj radhe pati nderin të jetë si ushtarë i komandantit kolonel TAHIR SINANI në brigadën 116 “Tahir Sinani” , më shkathtësinë e tij luftarake Naseri hetohet nga komandanti , i cili i jep gradën ushtarake TOGER. Më 29 korik 2001 në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, në kryje të detyrës ranë heroikisht : Naser Ademi , Komandant Tahir Sinani , Hyrë Emini , Brahim Ademi dhe Hisa Fazlun .

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 30, 2017 15:59

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE