Dështon inaugurimi i Muzeut të Alfabetit më 22 nëntor

Dështon inaugurimi i Muzeut të Alfabetit më 22 nëntor

Programi për bashkëpunimin ndërkufitar “Muzetë lidhin kultura dhe njerëzit”, i financuar nga fondet e zhvillimit IPA ka nisur të realizohet prej disa muajsh në komunën e Volvos në Greqi dhe Muzeun Olimpik në Selanik, ndërsa në Maqedoni implementimi ka ngecur.

Me fondin që kap një shumë rreth 290 mijë euro IPA vendosi një vit më parë që t’i akordojë në restaurimin e Muzeut të Alfabeti në Manastir, duke bërë kështu investimin më serioz në këtë institucion nacional të kulturës. Por edhe pse kontrata mes partnerëve është nënshkruar në mesin e muajit maj, datë kjo që nënkupton se implementimi i projektit ka nisur prej gati katër muajsh muzeu nuk ka arritur të përfundojë dokumentacionin e duhur për nisjen e punimeve. Drejtori Nuer Arsllani thotë se vetëm për regjistrimin e projektit në Sekretariatit për çështje evropiane kanë pritur mbi dy muaj, ndërsa deri në shpalljen e tenderit dhe nisjen e punimeve do të kalojnë edhe dy muaj të tjerë. Për rrjedhojë në Vitin e Skënderbeut dhe në shënimin e 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit godina e Muzeut mund të jetë në dispozicion vetëm për të inspektuar punimet, por jo si një destinacion për ta vizituar dhe për të zhvilluar aktivitete. Kjo datë është pjesë e Kalendarit mbarëshqiptar të Vitit të Gjergj Kastriotit dhe si e tillë pritej që të qëndronte i hapur nga datat 14-22 nëntor, për shqiptarët nga Kosova, Shqipëria…..

“Në këtë 110 vjetor ne planifikuam që ta prisnim në objektin e ri, të rikonstruktuar, por jo për fajin tonë punimet akoma nuk kanë nisur, ndërsa projekti ka filluar të implementohet, që më 10 maj kur nënshkruam kontratën më IPA dhe duhet ta dorëzojmë në 10 nëntor të vitit të ardhshëm. Katër muaj kanë kaluar kot si pasojë e neglizhencës dhe zvarritjeve burokratike nëpër institucione. Duke filluar nga regjistrimi i projektit në Sekretariat, dhënia e lejes nga Drejtoria e të Hyrave publike, si edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, që bashkëfinancon me 15 për qind projektin. Partnerët tanë në Greqi kanë filluar punën dy javë pas nënshkrimit, ndërsa neve do t’na duhet të paktën edhe nja dy muaj deri sa të fillojmë punimet”, thotë për KOHA, drejtori Arsllani. Ai shton se gjatë muajit nëntor të paktën të kenë filluar punimet në pjesën e jashtme, ndërsa rikonstruktimi i pjesës së brendshme të vazhdojë gjatë pranverë së vitit të ardhshëm.

Projekti rikonstruktues parashikon rehabilitimin e plotë të këtij institucioni nacional, i cili që prej funksionimit si shtëpi dhe më pas si muze ka punuar në kushte të papërshtatshme, jashtë çdo standardi për institucionet e kësaj kategorie. Përveç rikosntrukimit projekti ndahet edhe në faza të tjera dhe përfshin trajnimin e stafit, krijimin e kushteve të sigurisë fizike të objektit për të parandaluar incidentet, pajisja me teknologji bashkëkohore, pasurimin e fondit, krijimin e pavioneve të veçanta të ekspozimit dhe këndit të edukimit për fëmijë. Disa kohë më parë u zgjidh kontesti pronësor për katin e parë të kësaj ndërtese, që funksiononte si dyqan për shitjen e materialeve hidro-sanitare dhe për të cilën Ministria e Kulturës në pamundësi për të blerë e ka marrë me qera. Sa i takon 22 nëntorit Ministria e Kulturës ka ndarë një fond prej 600 mijë denarësh, ndërsa akademia solemne do të zhvillohet në Qendrën e kulturës së Manastirit. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 7, 2018 19:41

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE