Dhjetëra të vdekur nga temperaturat e larta në Indi

Dhjetëra të vdekur nga temperaturat e larta në Indi

India është goditur nga një valë e nxehtë që mat një rekord prej 51 gradë Celsius, si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen 36 vetë, njoftoi sot një shërbim emergjence shtetërore, duke paralajmëruar se temperaturat rekord janë regjistruar në më shumë shtete indiane sesa në vitet e mëparshme.

Në Nju Delhi u regjistrua temperatura 48 gradë, ndërsa 51 gradë ishte në shtetin Rajasthan.

“Kjo është vala më e keqe e nxehtësisë ndonjëherë. Një valë e ngjashme e vitit 2015 u regjistrua në nëntë vende dhe tani vlerësohet në 23”, tha një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave.

Ai shtoi se u konfirmuan 36 vdekje, kryesisht në mesin e punëtorëve me pagë të dobët që vinin nga zonat rurale në qytete që kërkonin punë dhe një jetë më të mirë.

Shërbimi i fatkeqësive parashikoi se një valë e nxehtë do të godiste Indinë në mes të marsit, por moti është bërë ekstrem në mes të majit dhe pritet të zgjasë deri në mes të qershorit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 21:20

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...