Dhuna në Spitale, brenda një jave tre raste të përdorimit të dhunës fizike

Dhuna në Spitale, brenda një jave tre raste të përdorimit të dhunës fizike

Nga data 6 dhe deri 12 Shtator, në Maqedoninë e  Veriut kanë ndodhur tre raste të dhunës në korridore të Spitaleve, njofton Flaka. 

Fillimisht, me 6 shtator, një mosmarrëveshje midis një pacienti dhe një mjeku në Tetovë ka përfunduar me përgjakje. Një pacient i cili ishte në gjendje të nervozuar nga Reçica e Madhe e ka rrahur një mjek në Klinikën e Tetovës. Sipas informatave jozyrtare, mjeku është në gjendje kritike dhe është transferuar në klinikat e Shkupit.

“Ngjarja në polici është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9. Një 45 vjeçar me iniciale A.E i cili kishte qenë i punësuar në repartin  lëkurës pranë Klinikës së Tetovës është sulmuar fizikisht nga 43 vjeçari pacient me iniciale A.B nga reçica e Madhe. Sulmuesi është arrestuar  dhe mbajtur në stacionin policor”, njoftuan nga SPB – Tetovë.

Reagoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili dënoi aktin e dhunës ndaj mantilave të bardhë.

“Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze. Ai është në gjendje stabile. Do të mbahet në observacion në Klinikën e Neurokirurgjisë, deklaroi Filipçe pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori ” në Shkup.

Pak ditë më vonë, një rast i ri i sulmi ka ndodhur në Spitalin klinik të Tetovës. Por, kësaj radhe, sipas Sektorit të Punëve të brendshme të Tetovës, një mjek, ka sulmuar fizikisht një 67 vjeçar nga fshati Brvenicë. Fjala është për personin me iniciale B.S.

Sipas informatave të televizionit Alsat, rasti ka ndodhur në repartin e kirurgjisë, ditë më parë, rreth orës 17 e 30 minuta dhe sipas deklaratës së 67 vjeçarit B.S nga fshati Bervenicë, sulmi fizik nga mjeku ka ndodhur gjatë kontrollit mjekësor që ka pasur tek mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

Deri tek shamata, sipas informatave të Aslat, ka ardhur pasi mjeku kujdestar i repartit, ka vërejtur se pacienti i lartpërmendur ka biseduar me telefon me ton të lartë, pas çka, sipas deklaratës së pacientit dhënë organeve të rendit, edhe është goditur nga mjeku kujdestar.

Dhe së fundmi, sot në ora 02:00 të mëngjesit në Spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” një grup i madh njerëzish kanë sulmuar stafin e spitalit dhe policinë, të cilët ishin thirrur për ndihmë, transmeton Flaka

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi një pacient ka arritur në spital me prerje në krah, ndërsa pas tij një grup ka sulmuar shumë njerëz në spital.

Ka ndodhur një përleshje e madhe, është sulmuar stafi, sigurimi, dhe më pas policia që u thirr për ndihmë. Ishte një grup i madh sulmuesish , nuk kemi një shifër të saktë, pacienti për të cilin luftuan kishte një dëmtim në krah.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2-3 të mesnatës. Spitali ka qenë i mbyllur për pacientët, për të evituar ndonjë incidente tjetër.. Kur erdha në punë këtë mëngjes, kërkova që të hapet dhe pacientët tanimë po pranohen në spital”- tha Ivo Spirovski, drejtori në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit”.

Këto tre raste, nuk janë raste të vetme që ndodhin nëpër Spitalet e fundit. Brenda vitit ka pasur edhe raste të tjera, siç ishte rasti i muajt Maj në qytetin e Kërçovës, ku fizikisht u sulmua mjeku në Spitalin e Kërçovës.

LEXO:

Sërish rrahje në spitalin e Tetovës, kësaj radhe mjeku sulmon pacientin

Shkup, sulmohen mjekët dhe policët në Spitalin e qytetit

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 12:36

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...