Di Maio: Dalja nga euro nuk është në programin e qeverisë Conte

Di Maio: Dalja nga euro nuk është në programin e qeverisë Conte

Luigi Di Maio, zëvëndës kryeministri e ministri italian i Punës dhe i Zhvillimit ekonomik, ka reaguar sot pas mocionit të një ditë më parë të Brukselit. Përmes komisionerit të çështjeve ekonomike të Bashkimit Evropian Pierre Mosocovici, Brukseli u shpreh se manovra ekonomike e aprovuar nga qeveria italiane do ta çojë më 2019 në 2.9 % deficitin italian e në 3.1 % më vitin 2020.

Në një dalje për korrespondentët dhe agjensitë e huaja mediatike në Itali, Luigi Di Maio deklaroi se “qeveria italiane është e bindur se manovra ekonomike nuk do të kapërcejë koeficientin e 2.4% të borxhit publik për dy arsye; e para se besojnë në zhvillimin ekonomik të përcakuar nga reforma ekonomike dhe e dyta pasi bilanci i shtetit do të vazhdojë të reduktohet pas aprovimit në muajt e parë të 2019 të reformës së tenderave publike si dhe procedurës penale e civile në sistemin e punës”.

Gjithashtu ministri Di Maio theksoi se “dalja nga euro nuk është në programin e qeverisë Conte”.

Ai tha se “Si lider i Lëvizjes 5 Yje e si anëtar i qeverisë, garantoj se Italia nuk do të dalë nga eurozona. Gjatë këtij viti të fundit, jam bindur nga ndryshimi i faktorëve politik dhe i vetëdijes politike të institucioneve evropiane”.

Përballë mediave të huaja zëvëndës kryeministri italian Luigi Di Maio ka komentuar dhe raportin e tij me aleatin qeverisës Matteo Salvini të shfaqur të tensionuar pas debateve të fundit në parlament mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

“Jemi një qeveri e re e ndryshimit me dialektikë e dinamika të reja”, tha Di Maio.

“Debati politik mes Lëvizjes 5 Yje e Partia Lidhja është i sinqertë e kur nuk janë dakort e thonë hapur e publikisht, por kjo nuk do të thotë se vihet në rrezik stabiliteti i qeverisë”.

Por gjithnjë e më i lartë është interesi mediatik mbi zgjedhjet e ardhshme evropiane. Lideri i 5 Yjeve informoi se forca e tij politike do të jetë pjesë e një grupimi të ri politik evropian.

“Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme evropiane, po dialogojmë me grupe të ndryshe politike”, tha ai, duke shtuar  “Në janar-shkurt të 2019 do të dalim me një manifest të ri politik e më një grupim të ri që synon të jetë gjilpëra e peshores në Parlamentin Evropian”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 19:43

REKLAMA

Maqedoni
11°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE