Dibër, nata e pestë e festivalit teatror

Dibër, nata e pestë e festivalit teatror

Para publikut dibran mbrëmë në skenë u ngjit Trupa e Teatrit të Gjirokastrës me komedinë bashkëkohore franceze e autorit Andre Roussin, e titulluar “Një krevat për tre”, me regji të realizuar nga Vasil Cuklla.

Kjo komedi, përmes humorit, tregoi përpjekjet e njeriut për të njohur veten dhe dëshirën e vazhdueshme për identitet. Vepra e interpretuar prej aktorëve profesionistë të Gjirokastrës tek publiku dibran, shkaktoi të qeshura pafund për rreth 2 orë.

Në natën e pestë në podiumin e Teatrit Shqiptar në Maqedoni do të ngjitet UShT i Tetovës i artit dramatik me “Ëndrra e shtatë studentëve”, bazuar te “Ëndrra e një natë vere” nga Viliam Shekspiri. ( TVM2)

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2018 19:13
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
9°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE