Dibër, përfundoi Festivali i Teatrit Shqiptar

Dibër, përfundoi Festivali i Teatrit Shqiptar

Mbrëmë në natën e fundit të Festivalit “Teatri Shqiptar” në Maqedoni, edicioni i 17, para publikut dibran u paraqit Teatri Shqiptar -Shkup me pjesën “Gratë”, të autorit, Robert Thomas, me regji të realizuar nga Qëndrim Rijani.

Pjesa “Gratë” është një vepër tek e cila trajtohet me kaq hollësi dhe finesë qenia femër. Ishte një befasi e këndshme, një qershi mbi tortë, në përmbyllje të Festivalit të Teatrit Shqiptar në Maqedoni.

Pas shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar – Shkup, juria në përbërje të: Nebi Islamit, Josif Papagjonit dhe Pajazit Murtishit ndan çmimet e Festivalit “Teatri Shqiptar” në Maqedoni, të edicionit 17 dhe atë:

1. Drejtuesit e Festivalit Teuta Ajdinit i ndanë çmimin special;
2. Ҫmimi Aktori jo/protagonist Elmir Fejzullai – Teatri i Tetovës;
3. Ҫmimi Aktorja jo/protagoniste Teuta Ajdini – Teatri i Shkupit;
4. Aktori më i mirë Klement Konomi – Teatri i Gjirokastrës;
5. Aktorja më e mirë Vjollca Bekteshi – Hamiti – Teatri Shqiptar i Shkupit;
6. Ҫmimi /Shfaqja më e mirë/ “GRATË”, luajtur nga Teatri shqiptar i Shkupit;
7. Ҫmimi “Sulejman Pitarka” – Regjisori më i mirë, Qëndrim Rijani me pjesën “Gratë”, Teatri i Shkupit. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 12, 2018 19:11

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE