Digjet tërësisht një furgon në Strazhë | FOTO

Digjet tërësisht një furgon në Strazhë | FOTO

Një furgon që barte mallra ushqimor është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht, në afrësi të pushimores në “Strazhë” që ndodhet në magjistralen Gostivar – Kërçovë. Rasti ka ndodhur diku rreth orës 22:30, transmeton FLAKA.

Rreziku ka qenë i madh pasi djegia e furgonit ka qenë shumë pranë pompëns së benzinës “Lukoil” që ndodhet në “Strazhë”. Zjarrfikësit e Gostivarit kanë arritur vetëm ta lokalizojne zjarrin dhe të parandalojnë flakët të shpërndahen në objektet përgjatë pushimores.

Nuk raportohet për persona të lënduar, kurse policia ka kryer hetim në vendngjarje dhe gjatë ditës së nesërme pritet të dalë me detaje shtesë. FLAKA

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 14, 2017 00:35

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°