Digjitalizimi i librave nëpër biblioteka, qasje më e lehtë për lexuesit

Digjitalizimi i librave nëpër biblioteka, qasje më e lehtë për lexuesit

Studimet e shumta ndërkombëtare tregojnë se gjithnjë e më shumë studentë dhe njerëz të rinj vlerësojnë se teknologjitë digjitale pozitivisht ndikojnë në arsimimin e tyre, e lehtësojnë procesin arsimor dhe qasjen deri te fondi letrar.

Trendet e tilla ndikojnë edhe tek të rinjtë në Maqedoni. Për këtë shkak propozohet digjitalizimi i përshpejtuar në procesi arsimor, por edhe hapja e qendrave digjitale në biblioteka dhe fakultete.

Në këtë mënyrë, të rinjtë dhe njerëzit e talentuar do të pajisen me një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për të mësuar nëpër bibliotekat e vendit.

“Kemi filluar digjitalizimin e librave, të gjithë atë që e ruajmë në bibliotekë ta bëjmë më të lehtë për t’u qasur për përdoruesit, veçanërisht gjeneratat e reja. Ata sot kanë nevoja të ndryshme. Kanë nevoja të ndryshme për konsumimin e materialit që posedojmë në bibliotekë. Bibliotekat moderne duhet të jenë në hap me teknologjinë digjitale”,- tha drejtuesi i bibliotekës nacionale të universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Marko Cukullovski.

Autorët e librave mendojnë se lexuesi nëpërmjet digjitalizimit është më afër librit.

“Mendoj se te ne lexohet në formë klasike, megjithë atë digjitalizimi ka marrë hov dhe është shtyrë si domosdoshmëri. Për çdo autor është me rëndësi, ashtu edhe për mua. Ta shohësh pjesën e krijimtarisë tënde në formë digjitale dhe ta dish se ka dikush që vërtet dëshiron ta lexojë librin tënd. Digjitalizimi ta lehtëson punën, sepse nuk ka nevojë të dalësh në librari ose bibliotekë për ta kërkuar librin, por këtë mund ta bësh edhe prej në shtëpi”,- tha shkrimtarja, njëkohësisht dhe atlete, Vesan Kiraxhieva.

Me këtë rast u promovua edhe fushata për hapjen e qendrës multimediale “StartSmart” në Bibliotekën kombëtare universitare, me përkrahje të Kompanisë “Nestle”, përmes donacionit të një pjese të mjeteve nga shitja e prodhime NESCAFE 3 in 1 dhe 2 in 1. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 19:13

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
9°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE