Dimitrov ambasadorëve të BE-së: Është koha për marrjen e datës, e meritojmë

Dimitrov ambasadorëve të BE-së: Është koha për marrjen e datës, e meritojmë

Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, u bën apel vendeve anëtare të BE-së te sjellin vendim pozitiv për vendin në samitin e tetorit.

Në takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, Dimitrov ka argumentuar se vendi e meriton fillimin e bisedimeve, kërkon nga BE të hapë mundësinë për konkurrencë fer mes vendeve kandidate e të vlerësojë sipas sistemit të meritave.

“Duam që politika të ecë përpara dhe të vazhdojë në rrugën e duhur me vendimin pozitiv së pari nga Këshilli i Ministrave, e më pas nga Këshilli i BE-së, më 15 dhe 17 tetor. Kjo do të ketë ndikim të madh jo vetëm në energjinë e brendshme shtetërore, por gjithashtu do të jetë mesazh për rajonin se çka ndodh dhe si reagon BE kur çështjet e rënda janë zgjidhur dhe reformat janë realizuar”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Prej nesër, Dimitrov do të qëndrojë në Berlin, për të bindur Gjermaninë të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut në Bundestag. Çështja e Maqedonisë së Veriut në Bundestagun gjerman do të diskutohet në javën e fundit të muajit shtator.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...