Dimitrov: Ballkani tregoi se di të sillet në mënyrë evropiane dhe të krijojë të ardhme

Dimitrov: Ballkani tregoi se di të sillet në mënyrë evropiane dhe të krijojë të ardhme

Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në procesin e Berlinit, ka pasur fjalim në sesionin plenar të titulluar: “Gjendja aktuale dhe qëllimet të cilat duhet të arrihen në marrëdhëniet bilaterale”.

Në takim, theks kryesor është vendosur në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe këmbimin e qëndrimeve dhe përvojave lidhur me thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale si dhe këmbimin e praktikave të mira në atë kontekst.

Në këtë drejtim, Dimitrov është kthyer në dy marrëveshjet kryesore me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i mbylli të gjitha çështjet bilaterale me fqinjët, duke theksuar Marrëveshjet për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë si kthesë historike në raportet bilaterale në rajon.

“Jo vetëm në Bullgari dhe Greqi fituam miq të cilët na mbështesin dhe përfaqësojnë në integrimin evropian, por këto marrëveshje janë të rëndësishme për realizimin e gjithë asaj që është me peshë esenciale për gjithë të prekurit- lidhje infrastrukturore, por edhe shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Ballkani tregon se di të sillet në mënyrë evropiane dhe të krijojë të ardhme”, ka thënë Dimitrov.

Në drekën e punës në kuadër të takimit nga ana e nikoqirit janë prezantuar planet dhe qëllimet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të mbahet në Poznan më 5 korrik këtë vit, ku ministrat e jashtëm i përcollën pritjet e tyre lidhur me sfidat dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në margjinat e takimit, ministri Dimitrov ka realizuar takim me ministrin e jashtëm gjerman, Hajko Mas dhe me zëvendës ministrin italian të Punëve të jashtme Emanuela Klaudia Del Re. Në takimet Dimitrov ka potencuar se Maqedonia e Veriut meriton vendim për fillimin e negociatave qasëse me BE-në e cila nënkupton forcimin e suksesit tonë të përbashkët dhe lajmit të mirë jo vetëm të shtetit tonë, por edhe rajonit dhe për vetë BE-në.

Dje në Pallatin presidencial të takimit ministror të Procesit të Berlinit, Dimitrov ka marrë pjesë në darkën e punës nën organizimin e presidentit të Republikës së Polonisë, Andrej Duda ku është folur për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe sfidat me të cilat ata përballen në kontekst të BE-së me theks Zyrës rajonale për të rinj (RYCO).

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 19:27
Loading...