Dimitrov: Kemi nevojë për një qasje strikte në BE për t’u bërë një demokraci e qëndrueshme evropiane

Dimitrov: Kemi nevojë për një qasje strikte në BE për t’u bërë një demokraci e qëndrueshme evropiane

Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov u takua me homologun e tij holandez Steph Blok në Hagë, i cili sipas MPJ-së maqedonase përgëzoi periudhën e stabilitetit në Maqedoni dhe theksoi nevojën për përparim të vazhdueshëm, përcjell FLAKA.

Dimitrov, i cili që ditën e djeshme është për vizitë në Holandë, ka shpjeguar hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Maqedonisë mbi planin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe lidhjen e tyre reciproke, duke theksuar se integrimi në BE është mjeti më i mirë transformues në mbështetje të procesit të reformës.

“Ne e pranojmë plotësisht qasjen strikte dhe të drejtë të Holandës për procesin e integrimit në BE. Është një formulë që Maqedonia ka nevojë për shkak të transformimit të shtetit në një demokraci të qëndrueshme evropiane”, tha Dimitrov. FLAKA

 

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 21:39

Publicitet


Moti sot
25°
25°
Sat
26°
Sun
24°
Mon
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE