Dimitrov: Maqedonia nga mesi i vitit 2019 edhe formalisht anëtare e NATO-s

Dimitrov: Maqedonia nga mesi i vitit 2019 edhe formalisht anëtare e NATO-s

Maqedonia nga mesi i vitit të ardhshëm mundet edhe formalisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, përderisa të gjitha proceset tjera zhvillohen si duhet. Këtë e porositi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për Euro Uestern Ballkans, të publikuar sot,  në ditën kur Maqedonia e mori edhe zyrtarisht ftesën për fillimin e negociatave  për anëtarësim  në NATO.

Në pyetjen nëse Maqedonia mund të inkuadrohet në NATO vitin e ardhshëm dhe nëse procesi i inkuadrimit do të jetë i shpejtë siç ishte paralajmëruar, shefi i  diplomacisë theksoi se bëhet fjalë për proces teknik, që mund të rregullohet për disa muaj. “Por, ai gjithashtu është i lidhur me plotësimin e obligimeve tona nga Marrëveshja me Greqinë. Vijon referendumi dhe procesi i ndryshimit të Kushtetutës. Dhe pasi të finalizohet kjo, do të mund t’i nënshkruajmë protokollet për inkuadrim,  të cilat pastaj do të ratifikohen në Parlamentin në Athinë dhe në vendet tjera anëtare. Nëse punët shkojnë mirë, në pyetje janë muaj. Ndoshta nga mesi i vitit të ardhshëm do të jemi formalisht vendi i 30-të anëtar i NATO-s”, porositi shefi i diplomacisë.

Në lidhje me  pritjet e tij nga referendumi, theksoi se konsideron se qytetarët do ta përkrahin marrëveshjen, sepse, siç tha me të është mbuluar  pjesa  më e ndjeshme, identiteti dhe gjuha. “Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase. Gjetëm mënyrë të bëjmë dallim mes trashëgimisë kulturore dhe çka ne mendojmë kur të themi maqedonas në Maqedoni dhe çka mendojnë grekët kur të thonë Maqedonia dhe maqedonas. Në shumë mënyra ky është fundi i një ere për maqedonasit, e cila ishte e mbushur me sfida dhe pyetësorë”, thotë ai.

Pyetja është jehona, thotë, për shkak të asaj që Lista zgjedhore nuk është azhuruar. “Formalisht kemi 1,8 milionë votues, por me siguri kemi më pak qytetarë të cilët për momentin jetojnë  në vend”, shtoi ai. Referendumi do të jetë sfidë e madhe, thekson Dimitrov dhe shton se në masë të madhe do të varet nga opozita dhe mënyra  në të cilën ajo do të veprojë.

“Nëse e njohin mundësinë historike dhe momentin historik, nëse të gjithë më shumë mendojmë për vendin, e më pak për ardhmërinë politike, atëherë ky do të jetë referendum tejet i suksesshëm. Ditëve të ardhshme do të duhet të sjellim vendime, se si ta bëjmë këtë. Investimi është shumë i madh dhe konsideroj se nuk ka detyrë më të madhe patriotike për çdo qeveri në Maqedoni, nga krijimi i një mundësie të këtillë”, theksoi shefi i diplomacisë.

Në pyetjen nëse Qeveria ka strategji nëse referendumi nuk ka sukses, thotë se për momentin fokusi është në fitore. “Do të mendojmë pozitivisht dhe do të fokusohemi në planin A. Kemi kryeministër i cili tërësisht investon në këtë. Nuk bëhet fjalë që të qëndrohet në pushtet, ky nuk është qëllimi kyç. Kemi mision të madh për vendin. Po përpiqemi të bëjmë gjëra, të cilat nuk i kemi bërë gjatë 20 viteve të kaluara, në një, dy ose tre vite. Kjo është sfidë, por nuk kemi kohë për humbje”, theksoi Dimitrov.

Për Marrëveshjen me Greqinë thotë se meritat janë të të dyja palëve. “Nuk mundeni të luftoni të investoni përpjekje që të hapen dyert e NATO-s dhe ta vazhdoni rrugën drejt BE-së, për shkak se hyrja në NATO dhe të jesh pjesë e familjes evropiane do të thotë se do të jemi aleatë me fqinjët e tanë grekë”, thotë ai. Pesë vite prej tani, shton Dimitrov, do të hapet potencial i madh jo vetëm lidhur me aspiratat euroatlantike, por edhe lidhur me bashkëpunimin tonë bilateral me Greqinë. “Dhe nuk ka asgjë më natyrale nga ajo që fqinji ynë të jetë mbështetësi jonë më i madh”, shtoi ai. Lidhur me vendimin e KE-së për hapje të negociatave në qershor të vitit të ardhshëm, Dimitrov theksoi se problemi për ne është që lëshuam shumë shanse duke pritur në stacion.

“Trenat kalonin dhe tani udhëtimi jonë është shumë më i vështirë dhe çon në tatëpjetë, për shkak se zgjerimi nuk është i popullarizuar. BE-ja po ballafaqohet me problemet e saj personale, nga Eurozona e deri tek Bregziti dhe kriza migruese, e cila është edhe krizë e solidaritetit. Do të thotë konteksti tani është shumë më kompleks dhe më i vështirë seç ishte më parë. Procesi i hyrjes është shumë më rigid, më strikt dhe më i gjatë. Për këtë arsye duhet të ballafaqohemi me këtë realitet dhe të bëjmë çka mundemi. Politika është art i të mundurës dhe duhet t’i bindim të gjithë se shumë pak kushton që Ballkanin ta bëjmë evropian, se sa t’i injorojmë gjërat pozitive të cilat dalin nga rajoni ynë”, tha shefi i diplomacisë në intervistë për Euro Uestern Ballkans.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:21

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
1°
Thu
2°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE