Dimitrov: Marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet gjatë këtyre ditëve

Dimitrov: Marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet gjatë këtyre ditëve

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, deklaroi kreu i diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov në intervistë për Deutsche Welle, pas takimit dypalësh me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

“Do të ndodhë këto ditë, teksti i marrëveshjes duhet të kalojë në Qeveri. Do të shohim se çka ndodh edhe në Athinë, edhe atje ka turbulenca politike, a do të ketë diçka të veçantë në Parlamentin grek, ose nuk do të ketë, nënshkrimi mund të realizohet këtë funjavë, mund të bëhet edhe menjëherë pas fundjavës”, tha Dimitrov.

Në pyetjen e gazetarit nëse në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Dimitrov tha: “Do të jenë të pranishëm mysafirë të rëndësishëm sepse, siç thash tani në botë nuk ka mundësi për suksese tjera të mëdha diplomatike dhe është mirë qV një pune të këtillë t’i jepet peshë”.

Në lidhje me takimin e djeshëm me kryetarin Gjorge Ivanov, ai tha se të gjithë në Maqedoni duhet t’i bashkojnë forcat rreth një postulati bazë, pa dallim të qëndrimeve në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:29

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat