Dimitrov: Na duhet një mrekulli, por mrekullitë ekzistojnë

Dimitrov: Na duhet një mrekulli, por mrekullitë ekzistojnë

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në panelin në prag të Samitit të liderëve, nga Sofja tha se zgjidhja e emrit do të ishte mrekulli, por, gjithsesi, mrekullitë ekzistojnë. Dimitrov theksoi se anëtarësimi është mjet për të shtyrë reformat përpara, por gjithsesi që marrëdhëniet ndërfqinjësore janë të rëndësishme sa edhe reformat.

“Nuk ka të bëjë me tejkalimin e kapitujve, por me shfrytëzimin e procesit për të ndryshuar. Ne nuk duam të anëtarësohemi nesër, sepse do ta kemi të njëjtin vend. Por, procesi i anëtarësimit është mjeti më i mirë që e ka BE-ja për t’iu ndihmuar atyre që duan të reformohen. Ne kemi sfidën e fundit më të madhe në aspekt të problemeve dypalëshe. Mendoj se do të ishte mrekulli nëse do ta zgjidhim, gjithsesi mrekullitë janë të mundshme. Të gjithë kemi nevojë për mrekulli”,- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Zaharieva: Të tregojmë se dimë t’i zgjidhim problemet tona

Edhe shefja e Diplomacisë  bullgare, Ekaterina Zaharieva, potencoi se zgjidhja e problemit të emrit është e domosdoshme në mënyrë që vendi të bëhet pjesë e BE-së. Zaharieva shtoi se deri në vitin 2025, dy vende të Ballkanit mund të bëhen pjesë e BE-së.

“Ne duhet të jemi unikë, ky problem i së kaluarës do të jetë pjesë e vendimmarrjes. Pra, puna e parë që duhet bërë është të tregojmë se ne mund t’i zgjidhim problemet mes vete dhe të jetojmë në këtë shekull e jo në të kaluarën”,- theksoi ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Kryeministri, Zoran Zaev, ndërkohë theksoi se është momenti që vendet e Ballkanit Perëndimor të kontribuojnë në ndërtimin e një unioni më të fuqishëm. (Tvm2)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 16, 2018 19:02
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
10°
19°
Fri
17°
Sat
13°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE