Dimitrov: Ndjej tendencë që Marrëveshja e Prespës vendoset në ujëra në të cilat ajo nuk bënë pjesë

Dimitrov: Ndjej tendencë që Marrëveshja e Prespës vendoset në ujëra në të cilat ajo nuk bënë pjesë

Ndjej tendencën që Marrëveshja e Prespës vendoset në ujërat në të cilat nuk hyn, në çështjet e pakicave. Ka sulm ndaj saj në Greqi se hap çështje pakicash dhe ka sulm këtu te ne, se në njëlloj mënyrë shmang çështje të tilla, tha pasdite ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij çek Tomash Petzhiçek.

Në pyetjet e gazetarëve në cilën gjuhë fletë pakica maqedonase në Greqi, Dimitrov tha se në Marrëveshjes e Prespës përcaktohet, në bazë të të drejtës sonë të vetëvendosjes, njëri kuptim se identifikimi me Maqedoninë dhe maqedonas do të thotë një punë në këtë vend, ndërsa punë tjetër në Greqi.

Ministri vlerësoi se kjo çështje është motivuar dhe se ndoshta e ka për qëllim ta rrëzojë dhe komprometojë, siç tha, këtë proces të madh të cilin tërë bota e quajti jo vetëm sukses për Ballkanin, por sukses edhe evropian dhe botëror.

“Marrëveshja flet për gjuhën maqedonase si gjuhë maqedonase. E ndjej tendencë edhe atje edhe këtu  Marrëveshja të vendoset në ujëra në të cilat ai nuk hyn, në çështjet e pakicave. Ka sulm ndaj saj në Greqi se ajo hap çështje pakicash, dhe ka sulm këtu te ne, se ajo në këtë mënyrë shmang çështje të tilla. Marrëveshja thotë mirë se për këto çështje të ndjeshme nuk do të përzihemi në punët e brendshme, kjo është çështje rëndësishme për shoqërinë greke dhe mendoj se në periudhën se çfarë çështje kemi mbyllur dhe çfarë konteksti kemi sot na duhet mençuri dhe pjekuri më e madhe të fokusohemi në atë që e bëjmë dhe që e rregullon Marrëveshjen. Kjo, sipas meje, është motivuar ndoshta edhe gaboj dhe ka për qëllim ta rrëzojë dhe komprometojë këtë proces të madh të cilin tërë bota e quajti jo vetëm sukses për Ballkanin, por edhe sukses evropian dhe botëror”, theksoi shefi i diplomacisë. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 19:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA