Dimitrov në takimin e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit

Dimitrov në takimin e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në takimin  e vendeve anëtare të Koalicionit global të udhëhequr nga SHBA-ja, për luftë kundër terrorizmit, në kuadër të ditës së dytë të punës në Samit, me ftesë të sekretarit të përgjithshsëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe sekretarit shtetëror të SHBA-së, Majk Pompeo.

“Me këtë rast ministri Dimitrov, duke i prezantuar para kolegëve të tij aktivitetet e ndërmarra kombëtare për ballafaqim nga kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, e theksoi angazhimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë, si vend i 30-të anëtar i NATO-s, që aktivisht të vazhdojë me kontributin e vet në përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Koalicionit global për ballafaqim me këto kërcënime globale”, kumtoi MPJ-ja.

Në margjinat e Samitit, Dimitrov ka realizuar disa takime të ndara bilaterale me kolegët e tij – me ministren e Mbretërisë së Norvegjisë, Soreide, me përfaqësuesen e KB-së, Rozmari DiKarlo, nënsekretare  e KB-së për punë politike, si dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Friland. Në takimet, siç njofton MPJ-ja, shefi i Diplomacisë së Maqedonisë u falënderua për vendimin e miratuar të NATO-s për dërgimin e ftesës deri te Republika e Maqedonisë për fillimin e bisedave inkuadruese me Aleancën.

Bashkërisht u theksua rëndësia e këtij vendimi, me konkludim se anëtarësimi i vendit në NATO, paraqet lajm tejet i mirë për Ballkanin, dhe do të japë impuls të ri pozitiv në angazhimet e rajonit për integrimin e tij të tërësishëm evropian dhe evropatlantik, si dhe atë se Evropa do të marrë edhe një partner në ndarjen e vlerave të përbashkëta dhe përgjegjësive. Po ashtu, në takimet u theksua angazhimi për bashkëpunimin e  përforcuar të mëtejshëm në proceset që vijojnë, e me çka do t’i mundësohet vendit anëtarësim të shpejtë në NATO”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Në takimi me ministren kanadeze të Punëve të Jashtme, Kristija Friland u nënshkrua edhe Deklarata për partneritet strategjik mes dy vendeve, që, njofton MPJ-ja, paraqet shenjë e posaçme dhe konfirmim i marrëdhënieve tejet pozitive dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Ministri Dimitrov, së bashku me kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev dhe nënkryetarët Radmilla Shekerinska dhe Bujar Osmani, mori pjesë në mbledhjen kushtuar Afganistanit, ku vendet anëtare të NATO-s dhe vendet Partnerë operativë në misionin e NATO-s – Përkrahja vendosëse, së bashku kanë kryer analizë të përparimit të misionit, sfidat e mëtejshme dhe nevojat dhe ndihmën për Qeverinë afgane.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:37

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE