Dimitrov: Nuk ka alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë përveç asaj evropiane

Dimitrov: Nuk ka alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë përveç asaj evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë vizitës së sotme në Shtip theksoi se edhe pse partitë në vend nuk dakordohen për shumë gjëra dhe janë të ndarë, megjithatë 70 deri 80 për qind e tyre dhe një pjesë e madhe e opinionit konsideron se e ardhmja e jonë është në NATO dhe në BE. Ai përkujtoi se para dy ditëve kemi festuar edhe 27 vjetorin e referendumit të vitit 1991.

“Nëse ai referendum do të thotë diçka, do të thotë Marrëveshje që Maqedonia të bëhet e pavarur, sovrane dhe shtet i suksesshëm dhe kemi shansë që më 30 shtator ta fillojmë, ta përfundojmë dhe ta vendosim tullën e fundit nga shtetësia jonë. Lufta nuk është mes partive politike, as nuk zgjedhim kryetarë komunash, as nuk zgjedhim deputetë, as nuk zgjedhim Qeveri më 30 shtator. Lufta është për të ardhmen e shtetit, për të ardhmen e qytetarëve, për të ardhmen e fëmijëve, të gjeneratës së ardhshme, që të ketë më shumë vende pune, që të jenë më mirë të paguar, që të jemi më mirë të rregulluar. Pamë çka do të thotë të ketë më pak hapësirë për politikanët që të bëjnë marrëzira. Pamë se gabimet shumohen kur nuk ka perspekitivë evropiane”, tha Dimitrov.

Duke i theksuar bisedat e incizuara, që dolën në vitin 2015, Dimitrov theksoi se pikërisht për shkak të kësaj Maqedonia duhet të vendoset në binarë drejt BE-së dhe NATO-s.

“Vërejti se kompromisi nuk ka qenë i lehtë dhe shtoi se bëhet fjalë për çështje të vështirë. “Por, si shtet e ruajtëm atë që e kemi më të rëndësishme, e ato janë identiteti i Maqedonisë, kombi maqedonas, gjuha, ndërsa njëherit hapet edhe dera për përpara”, tha shefi i diplomacisë.

Ai theksoi se nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë, përveç asaj evropiane.

Ministri Dimitrov theksoi se më 30 shtator qytetarët me votën e tyre do të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë Maqedonia. 

I pyetur si e komenton qëndrimin e paraqitur të presidentit, Gjorge Ivanov në urimin për pavarësinë, ndërkaq i cili i referohet vizitës së mysafirëve të huaj të lartë në vend dhe për tuitin e Ambasadës ruse, që ishte publikuar më 28 gusht, ndërsa u bë aktual sot, Dimitrov me përgjigje se bota ka parë se Maqedonia ka vendosur t’i marrë punët në duart e veta, t’i zgjidhë problemet dhe ta zgjedhë rrugën nëpër të cilën do të ecë.

“Edhe në jetën personale një njeriu i nevojitet mbështetje nga familja, fqinjët dhe miqtë, ashtu edhe Maqedonisë në këto momente i nevojitet mbështetje nga miqtë e vet”, tha ai. Sipas tij, Maqedonia u bë tregim pozitiv në rajon, i cili ndikopn pozitivisht edhe në fqinjët e tjerë.

“Dëshmi është se nuk jemi vetëm dhe se kemi miq. Gjermania është partnerja ynë më e madhe tregtare, 47 për qind e eksportit të Maqedonisë shkon në Gjermani. Edhe tani liderja e Gjermanisë erdhi në ditëlindjen tonë dhe tha kjo është me rëndësi për ju, ky është vendimi juaj dhe dëshiroj t’ju mbështes, sepse është me rëndësi për mua që Maqedonia të ketë sukses dhe tha ne do të sigurojmë ekspert ekonomik, këshilltar për politikat e juaja ndaj ekonomisë, që të jeni më të mirë”, tha Dimitrov.

Gjatë periudhës së kaluar me nënshkrimin e marrëveshjes nga Prespa, Dimitrov theksoi se Maqedonia ka marrë mbështetje edhe nga Uashingtoni, sepse për herë të parë pas 30 viteve Maqedonia dhe Greqia për herë po bëjnë pajtim të vërtetë.

“Komenti im është se kur të vendosim t’i marrim frenat në duar, t’i zgjidhim problemet, bëhemi partnerë. Ndihmoji vetvetes, që të të ndihmojnë të tjerët. Kjo po ndodhë sot me Maqedoninë dhe do të ishte mirë të kishte ndodhur edhe më herët”, tha Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov sot pati takim me kryetarin e Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, ku buseduan për projektet e ardhshme, të cialt do të financohen nga BE-ja, siç është ndërtimi i Stacionit filtrues.

Dimitrov sot pasdite pati takim edhe me shoqatat për persona invalidë dhe me nevoja të posaçme. Sonte do të ketë takim me qytetarët e lagjes Novosellë, ndërsa në orën 19 do të flasë në tribunën në lagjen Autokomandë, që është në kuadër të fushatës për referendumin “Dil për Maqedoni evropiane”. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2018 19:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA