Diplomacia e biznesit, promotorët ekonomikë pjesë e strategjisë

Diplomacia e biznesit, promotorët ekonomikë pjesë e strategjisë

Qytetarët e Maqedonisë që janë larguar nga vendi për studime apo për të punuar, mund të jenë pjesë e ekipit që do të tërheqë investitorë të huaj nëpërmjet zyrave të cilat pritet së shpejti të hapen në SHBA, Gjermani dhe Turqi.

Shpallja do të publikohet pas sjelljes së ndryshimeve ligjore për Zonat Industriale Teknologjike. Parashikohen të punësohen prej 3 deri në 4 promotorë ekonomikë, por në bazë të vëllimit të punës do të zgjerohet edhe ekipi. Autoritetet vlerësojnë se diplomacia e biznesit është investimi për të ardhmen.

“Ekonomia jonë duhet të jetë e hapur dhe e orientuar drejt eksportit. Me zyrat dhe promotorët ekonomikë, si një koncept shumë më i lirë i promovimit, ne do të përpiqemi të tërheqim kompani me teknologji të zhvilluar që do të punësojnë të rinj të kualifikuar dhe të arsimuar dhe do të paguajnë paga më të larta. Në të njëjtën kohë, ne duam t’i ndihmojmë edhe kompanive vendore që të deportojnë në tregjet e huaja”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

“Është mirë që gjeneratat e reja të jenë të interesuar në politike dhe biznes. Dhe këto dyja gjithmonë shkojnë bashkë dhe ne kemi shembull të përfaqësuesve se si biznesi dhe politike mundet të kombinohen. Kjo është e nevojshme edhe për të ardhmen”,- tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj pranë OEM-së, Stefan Peter.

Këto komente u bënë me rastin e panel diskutimit “Biznes dhe diplomaci” në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 19:21
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.