Diplomati i njohur: Meta i vetmi autoriteti i lartë shtetëror që fliste për Preshevën kur të tjerët heshtnin

Diplomati i njohur: Meta i vetmi autoriteti i lartë shtetëror që fliste për Preshevën kur të tjerët heshtnin

Diplomati i njohur, Shaban Murati i ftuar në emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në News 24 ka apeluar domosdoshmërinë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina, që sipas tij kanë heshtur për një kohë të gjatë për këtë çështje.

Murati është shprehur së për fat të keq të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës asnjëherë nuk janë trajtuar seriozisht si nga autoritetet e larta shtetërore në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, duke përjashtuar vetëm angazhimin e Presidentit aktual të Shqipërisë, Ilir Meta i cili sipas tij ka qenë i vetmi autoriteti i lartë shtetëror që e ka ngritur i pari zyrtarisht që në vitin 2009 çështjen e të drejtave të shqiptarë në Luginën e Preshevës, kur gjithë të tjerët heshtnin.

Sipas diplomatit Murati është e papranueshme që vetëm në vitin 2018, respektimi i të drejtave të shqiptarë në Luginë të ngrihet si shqetësim nga aktorët kryesore politikë të Prishtinës, të cilët sipas tij po e përdorin për hipokrizi këtë çështje për të mbrojtur pikërisht tezën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

“I pari autoritet i lartë që ka ngritur zyrtarisht çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka qenë Ilir Meta në vitin 2009. Gjatë 7 viteve nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Prishtina për të drejtat e liritë e shqiptarë në Luginë drejtuar Serbisë. Prishtina u zgjua nga gjumi në verën e vitin 2018 dhe hedh tezën që Lugina të bashkohet me Kosovën. Pse kjo çështje nuk u ngrit për 7 vite nga shteti i Kosovës? Pse nuk e kërkoi? Çdokush e kupton që nuk ka bazë realizmi të flasësh në publik ndërkohë që nuk e shtron zyrtarisht. Sa i përket tezave për bashkimin e Luginës me Kosovës do thoja që është një marrëzi që çdo diplomat e kupton”, – u shpreh ndër të tjera Murati.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 19:56

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE