Diplomiacia evropiane intesifikon aktivitetet në Ballkan

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, bëri të ditur se më 25 shkurt presidenti i BE-së, Zhan Klod Junker, do të vizitojë Shkupin, prej ku dhe do të fillojë vizitën e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të angazhimeve të BE-së për integrimin e Ballkanit perëndimor, Osmani bëri të ditur se më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i KE-së dhe raporti i veçantë për Maqedoninë.

Këto paralajmërime u bënë gjatë prezantimit të strategjisë së BE-së dhe detyrave që e presin vendin.

Në konferencën për shtyp u theksua se një nga porositë e BE-së është se nuk do të ketë integrim pa përmbushjen e kritereve të nenit 49 të Marrëveshjes për BE-në, përfshirë edhe kriteret e Kopenhagës.

Përveç kësaj, parakusht për integrim të një vendi në BE është mbyllja e kontesteve me fqinjët.

Sakaq, zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani edhe njëherë e bëri të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa e mbyllur çështjen e emrit. Osmani gjithashtu informoi se  Më 25 shkurt presidenti i BE-së, Zhan Klod Junker do të vizitojë Shkupin prej ku dhe do të fillojë vizitën e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Osmani bëri të ditur se më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i KE-së dhe raporti i veçantë për Maqedoninë.

Ky është moment i rëndësishëm për prezantimin e strategjisë, por edhe inkurajimin e qeverive në arritjen e synimeve të reja, tha Osmani. Sipas tij, strategjia përmbush gjitha pritjet e Maqedonisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 13:33

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu