Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të UNT-së

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të UNT-së

Në mungesë të objektit amë, gjenerata e parë e studentëve të diplomuar në Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup,  ceremoninë solemne të këtij manifestimi e zhvilloi në hotelin Holidej In në Shkup. Ndërkohë në Universitetin e Tetovës rreth një mijë e pesëdhjetë student kanë hedhur kapelat pas përfundimit të studimeve. Numri më i madh i absolventëve ishin nga Fakultetit i shkencave të mjekësisë.

Gjithashtu edhe në Universitetin e Europës Juglindore sot u zhvillua ceremonia e diplomimit ku qindra studentë përfunduan me sukses studimet në drejtime të ndryshme të këtij universiteti.

Alsat

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 8, 2019 19:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.