Disa të vrarë në përleshjet ndërmjet forcave iraniane dhe militantëve kurdë

Disa të vrarë në përleshjet ndërmjet forcave iraniane dhe militantëve kurdë

Garda Revolucionare e Iranit tha se forcat e saj kanë vrarë pesë terroristë të dyshuar, gjatë përleshjeve në kufi me rajonin Kurdistan të Irakut.

“Grupi terrorist që kishte për qëllim të depërtoj në Iran, është shkatërruar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Gardës iraniane.

Sipas njoftimit, gjatë përleshjeve është vrarë një pjesëtar i forcave iraniane.

Ofensiva iraniane ndodhi si hakmarrje ndaj sulmeve të fundit të militantëve kurdë, që lanë të vrarë pesë pjesëtarë të Gardës iraniane, në perëndim dhe veriperëndim të Iranit.

Grupet e armatosura kurde kanë zhvilluar një betejë separatiste disa dekadëshe në Kurdistanin iranian nga bazat në Irak.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 21:24
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.