Diskutim mbi reformat në media dhe ndryshimet e ligjeve që rregullojnë punën dhe sigurinë e gazetarëve

Diskutim mbi reformat në media dhe ndryshimet e ligjeve që rregullojnë punën dhe sigurinë e gazetarëve

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë të udhëhequr nga kryetari Mlladen Çadikovski dje vizituan shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja. Reformat në media dhe ndryshimet e ligjeve që rregullojnë punën dhe sigurinë e gazetarëve ishin temat kryesore për të cilët diskutuan gjatë takimit, transmeton Flaka

Çadikovski informoi OSBE-në për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SHGM-së në disa grupe të punës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi i të cilëve është të ndryshohen Kodi penal, Kodi zgjedhor si dhe Ligji për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. U kërkua nga Misioni i OSBE-së të përfshihet aktivisht në këtë proces me qëllim përgatitjen e zgjidhjeve më të mira ligjore bazuar në praktikat e mira evropiane.Gjatë takimit u bisedua edhe për situatën aktuale në sektorin mediatik, ndërsa Çadikovski theksoi se Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të zhbllokojnë reformat në media. Ai kërkoi nga Koja që të ndihmojë me kapacitetet e tij në mënyrë që të përshpejtohet ky proces.

Të dyja palët përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri të vazhdojnë me bashkëpunimin edhe më intensivisht në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen e lirisë së mediеve dhe sigurinë e gazetarëve. Flaka

Driton Zenku
nga Driton Zenku Tetor 17, 2019 13:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA