“Dita për të zgjedhur”, në Festivalin e Kanës

“Dita për të zgjedhur”, në Festivalin e Kanës

“Dita për të zgjedhur”, e regjisorit tajvanez Leon Lee, do të jetë një nga protagonistët e këndit të filmit me metrazh të shkurtër në Festivalin e Kanës, që ngre siparin më 11 maj.

Krijimi debutues i të riut Lee trajton çështjen e dënimit kapital, përmes vendosjes së personazhit kryesor, një avokat dhe njëkohësisht kundërshtar i fuqishëm i këtij dënimi, në pozitën e vështirë të ndëshkimit të vrasjeve të bashkëshortes së tij.

Mënyra sesi është shtjelluar ky subjekt delikat ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, ndërsa vet filmi 23-minutësh e ka marrë një çmim si “drama më e mirë e shkurtër” në Festivalin Universal Multikulturor të Filmit 2016, e është pranuar tashmë në Kanë.

“Diskutimi që unë dua të ngjall me këtë film nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e dënimit me vdekje në vetvete, por edhe me besnikërinë e një njeriu ndaj kundërshtimit të tij apo idealeve, kur përballet me një fatkeqësi. Kur dikush duhet të bëjë sakrifica të mëdha, si do të sillet? Do të vazhdojë t’i qëndrojë idesë së vet, apo do të zgjedhë një rrugë tjetër”, tha Leon Lee, regjisor.

Dënimi me vdekje vazhdon të jetë në fuqi në Tajvan, por ekzekutimet atje janë bërë gjithmonë e më të rralla, për shkak të thirrjeve për rrëzimin e kësaj praktike konform normave ndërkombëtare.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 9 Maj, 2016 22:53