DJ Delta, djaloshi i ri që karrierën e filloi në Gostivar, ndërsa sot performon në Klubet e Austrisë

DJ Delta, djaloshi i ri që karrierën e filloi në Gostivar, ndërsa sot performon në Klubet e Austrisë

intervistën për Flakën, Ertan Aliji i njohur ndryshe si DJ Delta, flet për karrierën e tij si DJ që fillimisht hapat e para i bëri në qytetin e lindjes në Gostivar, kurse tani ka arritur të performon në Klubet e Austrisë.

DJ Delta flet për pasionin e tij si Digjej, planet për të ardhmen, mbrëmjet që është i angazhuar së fundmi, dhe sidomos spektaklin me Noizy-n dhe spektaklin e radhës që organizohet nga 500 Caffe me Mc Kresha dhe Lyrical Son dhe Keepman.

DJ Delta flet për jetën e natës në Gostivar, muzikën që dëgjon rinia gostivarase, dhe shumë gjëra të tjera. Për më tepër, ju ftojmë të lexoni intervistën që ua prezantojmë në vijim.

FLAKA: Prej nga të erdhi inspirimi të merresh me muzikë ?

DJ DELTA: Inspirimin për muzikë e kam pasur që nga fëmijëria , gjithmonë kam dashur ti mësoj instrumentet muzikore.

FLAKA: Çfarë zhanri të muzikës kultivoni dhe cilin e keni për zemre ?

DJ DELTA: Më tepër merrem me HipHop & RNB dhe Commercial ndërsa për zemre e kam muzikën House.

FLAKA: Ju jeni DJ aktiv në qytetet e Maqedonisë dhe njëri nga këto qytete është Gostivari vendi juaj , sa sheh ndryshimin e muzikës në Gostivar dhe qyteteve tjera ?

DJ DELTA: Ndryshimi nuk është shumë i madh ndaj qyteteve tjera , por të rinjtë e Gostivarit më tepër e pëlqejnë HipHop-in dhe muzikën Latine mund të them.

FLAKA: Para se të performosh në një koncert cilën pije e preferoni ?

DJ DELTA: Çdo herë preferoj si fillim një RedBull, pastaj…

FLAKA: Sa e pëlqen jetën e natës në Gostivar ?

DJ DELTA: Unë mendoj se jeta e natës në Gostivar duhet të jetë me aktive se çka është, por edhe kështu siç është nuk mund të them se nuk bënë.

FLAKA: I keni realizuar dëshirat tuaja, ose keni ende për t’i dhënë publikut ?

DJ DELTA: Çdo ditë mendoj se është fillimi i karrierës sime si DJ , kështu që dëshirat e mia për publikun janë pafund.

FLAKA: Si duket një ditë e juaja ?

DJ DELTA: Çdo ditë jam i angazhuar nga muzika, pra çdo gjë rrotullohet rreth muzikës gjatë gjithë kohës. Çdo ditë jam i angazhuar nga muzika J

FLAKA: Cilat janë bashkëpunimet që keni realizuar periudhën e kaluar dhe ata që mendoni ti realizoni gjatë kësaj periudhe ?

DJ DELTA: Sa i përket bashkëpunimit deri më tani nuk kam diçka që meriton të potencohet por në të ardhmen shpresoj të kem bashkëpunime me DJ të tjerë por edhe këngëtarë, pse jo !

FLAKA: Me çfarë merreni aktualisht ?

DJ DELTA:  E përsërisë, vetëm me muzikë J

FLAKA: Sa kohe merresh me këtë profesion, cili është në fakt DJ Delta ?

DJ DELTA: Me këtë profesion merrem 4 vite por këto 2 vitet e fundit kam qenë më aktiv. Karrierën e kam filluar në “Intermezzo Club”  , tani jam rezident në Clubin Flat-in dhe Arena34 në Wien(Austri).

FLAKA: Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju?

DJ DELTA: Ditën e filloj duke pirë kafen e mëngjesit dhe e mbaroj duke u angazhuar për eventet e mia në ditët në vijim.

FLAKA: Cili është hobi juaj?

DJ DELTA: Muzika, Futbolli dhe përsëri muzika J

FLAKA: Si e kaloni një fundjavë?

DJ DELTA: Fundjavën e kaloj zakonisht duke performuar në Klube të ndryshme

FLAKA: U angazhuar si DJ në spektaklin e Noizyt në Gostivar. Sa u ndatë të kënaqur nga ky spektakël ?

DJ DELTA: Të performosh para 1500 njerëzve dhe me një Artist të njohur si Noizy është një ndjenjë e veçantë për mua. U ndjeva fenomenal J

FLAKA: Do të jeni të angazhuar edhe në mbrëmjen me Mc Kresha dhe Lyrical Sun. Do të kemi ndonjë surprizë për publikun ?

DJ DELTA: Në eventin e ardhshëm me artistët e njohur siç janë Mc Kresha dhe Lyrical Son dhe Keepman me organizim nga “500 Caffe” këtë herë do të ketë më shumë surpriza për publikun nga unë dhe shoku im, Dj Knockout.

FLAKA: DJ Knockout & DJ Delta ju shohim bashkë nëpër mbrëmje. Bashkëpunoni me njëri tjetrin ?

DJ DELTA: Sa i përket bashkëpunimit me Dj Knockout në të ardhmen shpresoj që të bëjmë më tepër mbrëmje të përbashkëta.

FLAKA: DJ DELTA apo Ertan Aliji ashtu siç e keni emrin, faleminderit që u përgjigjet në ftesën tonë për intervistë.

DJ DELTA: Ishte kënaqësia ime. Respekt për Ju dhe lexuesit e juaj që shohim që po rriten dita ditës. Suksese edhe Juve.

Intervistën e realizoi: Nevrij Ademi – FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 29, 2017 00:00