DJ Knockout, një emër i spikatur i spektakleve në Maqedoni dhe jo vetëm

DJ Knockout, një emër i spikatur i spektakleve në Maqedoni dhe jo vetëm

DJ Knockout ose ndryshe Ilir Selimi nga Gostivari, është bërë emër i spikatur i performimit ne spektakle të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Knockout aktualisht performon me te gjithe estraden shqiptare ne Maqedoni dhe ne Zvicer. Kështu, me 02.shtator.2017   në Zvicer (Lucern) ne NOAR CLUB merr pjese dhe hapjen e mbrëmjes do ta bëje pikërisht ai. Flaka ua sjell intervistën ekskluzive me DJ Knockout.

FLAKA: Prej nga të erdhi inspirimi të merresh me muzikë ?

DJ Knockout: Inspirimin për tu marrë me muzikë e kam përvetësuar duke shkuar nëpër klubet e qytetit dhe duke dëgjuar vazhdimisht muzikë

FLAKA: Çfarë zhanri të muzikës kultivoni dhe cilin e keni për zemre ?

DJ Knockout:  Nëpër klube më shumë performoj Hip Hop & Rnb kurse për zemre dhe më tepër e dëgjoj elektroniken.

FLAKA: Ju jeni DJ aktiv në qytetet e Maqedonisë dhe njëri nga këto qytete është Gostivari vendi juaj , sa sheh ndryshimin e muzikës në Gostivar dhe qyteteve tjera ?

DJ Knockout:  Jam aktiv gati në të gjitha qytetet e Maqedonisë dhe jashtë. Të them të drejtën  ndryshim i muzikës nga një qytet në tjetër nuk është edhe aq i madh, është gati se i njëjtë. Muzika që është trend botëror bartet edhe tek neve pa përjashtim.

FLAKA: Para se të performosh në një koncert cilën pije e preferoni ?

DJ Knockout:  Jeger Meister si zakonisht.

FLAKA: Sa e pëlqen jetën e natës në Gostivar ?

DJ DELTA:  Jeta e natës sa i përket qytetit të Gostivarit më pëlqen shumë por shpresoj të organizohen mbrëmje akoma më të mira..

FLAKA: I keni realizuar dëshirat tuaja, ose keni ende për t’i dhënë publikut ?

DJ DELTA: Dëshirat e mia janë pafund dhe punoj që në çdo prezantim që shfaqem të krijoj surpriza të vazhdueshme për publikun.

FLAKA: Si duket një ditë e juaja ?

DJ Knockout: Një ditë e imja duket e mbushur me shoqëri dhe punë sa i përket profesionin tim.

FLAKA: Cilat janë bashkëpunimet që keni realizuar periudhën e kaluar dhe ata që mendoni ti realizoni gjatë kësaj periudhe ?

DJ Knockout: Bashkëpunim kam vetëm me 2 DJ po ashtu edhe ata nga Gostivari. Për në të   ardhmen shpresoj dhe mendoj të kem bashkëpunim edhe me DJ të tjerë dhe po ashtu edhe me këngëtarë.

FLAKA: Me çfarë merreni aktualisht ?

DJ Knockout: Me këtë profesion merrem qe ne vitin 2011. Mbremjet e mia te para kane qene  neper ditelindjet e shoqerise tim pastaj pak me ndryshe performova edhe ne nje klub ne Turqi ku ishim ne ekskursion. Pastaj fillova neper disa klube te Gostivarit dhe vazhdova te jem resident Dj i Intermezzo Club.

FLAKA: Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju?

DJ Knockout: Nje dite e zakonshme e imja fillon me kafen e mengjesit i rrethuar me shoqeri, dhe mbaron zakonisht duke punuar per te arritur qellimet e mia ne muzike.

FLAKA: Cili është hobi juaj?

DJ Knockout: Hobi te vetëm e kam te merrem vetem me muzike J

FLAKA: Si e kaloni një fundjavë?

DJ Knockout : Gati cdo fundjave e kaloj neper klube duke performuar muzik.

FLAKA: U angazhuar si DJ në spektaklin e Noizyt në Gostivar. Sa u ndatë të kënaqur nga ky spektakël ?

DJ Knockout: S’mund ta pershkruaj kete kenaqesi. te performosh ne koncertin e Noizyt eshte  dicka e madhe.

FLAKA: Do të jeni të angazhuar edhe në mbrëmjen me Mc Kresha dhe Lyrical Sun. Do të kemi ndonjë surprizë për publikun ?

DJ Knockout: Per mbremjen me Mc kreshen Dhe Lyrical Son e ceka edhe me nalt se gati ne xhdo mbremje do te mundohem te bej dicka interesante per publikun.

FLAKA: DJ Knockout & DJ Delta ju shohim bashkë nëpër mbrëmje. Bashkëpunoni me njëri tjetrin ?

DJ Knockout: Me DJ Delta akoma nuk kemi ndonje bashkëpunim të forte por shpresojme qe te kemi ndonje projekt bashke ne te ardhmen.

Intervistoi: Nevrij Ademi | Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 31, 2017 14:24

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°