Djathë i pjekur në furrë me fiq të thatë, arra e mjaltë

Djathë i pjekur në furrë me fiq të thatë, arra e mjaltë

Për një antipastë të thjeshtë dhe një aperitiv të shpejtë, djathi Brie i pjekur në furrë me arra, fiq të thatë, boronica të kuqe e mjaltë është receta e duhur.

Mjalti me djathin është një kombinim klasik dhe shumë i mirë, absolutisht për t’u provuar, së bashku me frutat e thata si fiqtë e boronicat e kuqe që kanë veti ushqyese dhe antioksidante.

Përbërësit:

4 fshere djathi brie nga 110 gr secila

40 gr arra

trumëz e freskët

8 fiq të thatë

40 gr boronica të kuqe

4 lugë të vogla me gjalpë

mjaltë

 

Përgatitja:

Prisni pjesën e sipërme të djathit me një thikë të mprehtë duke u hequr vetëm koren e sipërme e duke i lënë anët të paprekura. Vendosini fsheret e djathit në një tepsi ku keni shtruar letër furri dhe në to vendosni fiqtë e ndarë më katërsh, arrat e prera në copa të mëdha dhe boronicat. Në fund shtoni mjaltin dhe pak gjalpë.

Piqini në furrë të ngrohu në 180 gradë për afro 10 minuta. Shërbejini menjëherë me shkopinj ose feta buke të thekur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2019 22:50
Loading...