Doganat e RMV-së konfiskuan 16,5 ton cigare dhe 13 ton duhan

Doganat e RMV-së konfiskuan 16,5 ton cigare dhe 13 ton duhan

Drejtoria e Doganave të RMV-së njofton se gjatë muajit maj dhe qershor, në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, janë konfiskuar 16 ton cigare dhe 13 ton duhan, të parapara për shitje në tregun vendor. Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski, bën të ditur se bëhet fjalë për cigare nga firmat kineze “Ashima Luxury Size” dhe “Marble De Luks”.

“Dua të informoj se në dy aksione janë konfiskuar 16 ton cigare dhe 13 ton fleta duhani të parapara për tregun e vendit tonë. Në pikën kufitare Tabanoc, në kufirin me Serbinë më 20. 05. 2019, shërbimet doganore gjatë kontrollimit të një automjeti të mallrave me targa serbe, kanë gjetur 1000 paketa cigare ilegale me peshë prej 15 mijë kilogram. Në çdo paket ka pasur 50 pako, apo gjithsej 10 milion copa cigare. Në të njëjtën pikë kufitare, më 24.05.2019, është kapur edhe një furgon me targa serbe, me 102 paketa, me peshë prej 1500 kg, apo 1 milion copa cigare. Në pikën kufitare me Greqinë, në Bogorodicë, më 16.06.2019, rreth orës 18, shërbimet doganore kanë konfiskuar 130 paketa të fletave të duhanit me peshë prej 13 mijë kilogram nga një automjet i mallrave me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vetura ka lajmëruar se me vete mban letra për duhan, por pas kontrollit është konstatuar se ka duhan”,- deklaroi drejtori i Doganës, Gjoko Tanasoski.

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria e Doganave, bëhet fjalë për shkelje të rëndë të ligjit dhe dënimi për këtë vepër parasheh burg nga 1 deri në 10 vite.

Të gjitha dëshmitë janë dorëzuar në Prokurorinë Publike në Kumanovë dhe Gjevgjeli. Nëse cigaret dhe duhani ilegal do të shiteshin në vendin tonë, kjo do t’i shkaktonte dëm buxhetit prej një milion euro. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:05

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA