Dokumentari “Toka e Mjaltit”, të dielën vjen para publikut gostivaras

Dokumentari “Toka e Mjaltit”, të dielën vjen para publikut gostivaras

Dokumentari “Toka e Mjaltit”, (Honeyland) të dielën do të shfaqet përpara publikut gostivaras. Nga Drejtoria e Qendrës për Kulturë në Gostivar, bënë me dije që biletat do të mund të sigurohen ditën e shfaqjes (të dielën)  nga ora 18:00 deri ora 20:00, në mjediset e qendrës, njofton Gostivari Sot 

Kur njëri e thyen rregullin, të gjithë e paguajnë çmimin. “Toka e mjaltit” është dokumentari më i vlerësuar maqedonas i cili në janar të këtij viti triumfoi me tre çmime në Festivalin prestigjioz të Filmit Sundance ku për herë të parë në historinë e këtij eventi një filmi iu dha tre njohje.

Filmi është kandidati i këtij viti për Oscar në Maqedoni dhe është në garën për dokumentarin më të mirë në “Çmimet Evropiane të Filmit” të akorduar nga “Akademia Evropiane e Filmit”.

Honey Land deri më tani ka marrë pjesë në një numër të madh festivalesh filmike, ka fituar 16 çmime ndërkombëtare dhe vlerësime pozitive për filmin, botuar në të gjitha revistat kryesore të filmit botëror.

Kur njëri e thyen rregullin, të gjithë e paguajnë çmimin. Bletarja e fundit në Evropë përballet me një sfidë serioze kur bëhet fjalë për shpëtimin e bletëve dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Nomadët e mjaltit mbërrijnë në tokën e mjaltit dhe shkelin rregullin themelor: Merr gjysmën e mjaltit dhe gjysmën tjetër e leje te bletët.

Kohëzgjatja e dokumentarit është 85 minuta. Drejtorët e dokumentarit janë Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska. Protagonistët janë: Atixhe Muratova, Nazife Muratova, Husein Sem, Lutfije Sem dhe Muzafer Sem. Kategoria e moshës vlen dhe mund ta shikojnë të gjithë. Gostivari Sot

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2019 10:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA