Dokumentet flasin ndryshe nga akuzat e PSP-së për Bujar Osmanin, a është ky një “linçim” politik!?

Dokumentet flasin ndryshe nga akuzat e PSP-së për Bujar Osmanin, a është ky një “linçim” politik!?

Së fundmi, në rrjetet sociale dhe në disa portale të caktuara duke u bazuar në një deklratë të kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva u shpërndan lajme nga më të ndryshme për të diskredituar figurën politike të zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, shkruan Zhurnal.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, për të ardhë deri te e vërteta dhe për të kuptuar se çfarë në të vërtet ka ndodhur në kohën kur Bujar Osmani ka qenë ministër i Shëndetësisë, ka arritur të siguron një dokument zyrtar me të cilin të gjitha pretendimet për mallverzime hidhen poshtë si të pabaza, pasi që në bazë të tenderit të shpallur është zgjedhur oferta më e mirë dhe më e lirë.

Pra siç mund të konstatohet nga dokumenti, firma e cila ka fituar tender nga Ministria e Shëndetësisë, në kohën kur Bujar Osmani ka qenë ministër është kompania me ofertë më të lirë dhe e vlerësuar nga një komision përkatës i pavarur me të cilin kanë menxhuar ekspertë të fushës dhe ata kanë bërë vlerësimin, e jo Bujar osmani.

Ndërkohë në një prononcim për këtë rast, zv/kryeministri Bujar Osmani ka theksuar Në karrierën time dhe në përgjithësi në karrierën time profesionale si Ministër i Shëndetësisë më herët por edhe tash si zëvendës Kryeministër udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, gjithmonë kam punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Nuk kam asgjë për të fshehur, përkundrazi pres një hetim më të shpejtë dhe më efikas me qëllim të vetëm të zbardhet e vërteta – se as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj e aq më pak nuk kam mundur të jem i njoftuar me keqpërdorime eventuale, sigurisht nëse ekziston një gjë e tillë”, ka theksuar zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Përndryshe, në kohën ku Maqedonia ndodhet në një udhëkryq në të cilin duhet të zgjedh rrugën drejt integrimeve apo të mbetet edhe mëtej një shtet i pazhvilluar, në kohën kur zv/kryeministri Osmani është i angazhuar maksimalishtë në rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, këto lajme të liferuara mund të jenë edhe me prpavijë politike dhe me ndikime nga shërbime të ndryshme.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Tetor 11, 2018 15:55

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE