Dora e djathtë e Todorovit kryeson ekipin e Taravarit në Budapest

Dora e djathtë e Todorovit kryeson ekipin e Taravarit në Budapest

Jovan Grpovski, dora e djathtë e ish ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe këshilltar në zyrën e tij udhëhiqe delegacion prej pesë anëtarësh, i cili po qëndron në Budapest në Asamblenë Rajonale të OBSH-së, në të cilën është i pranishëm edhe Ministrin Arben Taravari, transmeton FLAKA.

Burime të mirë-informuar për portalin NOVA thonë se ka një person në ministrinë për bashkëpunim ndërkombëtar, por në vend të tij, Grposki gjatëkohës së Todorovit u bë lidhja mes ministrisë n fjalë dhe OBSH-së, edhe pse ai nuk është mjek dhe nuk ka përvojë në bashkëpunimin me këtë organizatë ndërkombëtare. Burimet tona thonë se Grposki kishte këtë privilegj edhe për ngjarje të tjera ndërkombëtare dhe bashkëpunim, ndoshta për shkak të mëditjeve dhe tarifave të larta.

Për këto arsye, njohësit e çështjes janë të befasuar se çfarë kërkon Grposki në delegacionin e Taravarit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se Grposki është linku me OBSH dhe prandaj është i pranishëm në Budapest.

“Për disa vite, zoti Grpovski ka qenë kontakt për ministrinë me OBSH dhe pikërisht përvoja e tij është arsyeja pse ai është pjesë e delegacionit në Budapest”, thonë për NOVA nga Ministria e Shëndetësisë.

Grposki është Udhëheqësi i Njësisë së Projektit që koordinon ndërtimin e qendrave klinike në Shkup dhe Shtip, si dhe spitale në të gjithë vendin. Shumë dyshime dhe akuza ranë në adresën e njësisë së projektit pikërisht për ndërtimin e dy qendrave klinike dhe kompanive të angazhuara përë këtë.

Publiku e njeh si drejtor i Fondit Shëndetësor në një kohë kur Maja Parnaxhieva Zmejkova u tërhoq përkohësisht për arsye personale dhe disa herë ishte cak në mënyrë të përsëritur nga publiku për shkak të konfliktit të interesit në Ministrinë e Shëndetësisë, ku më u punësua. FLAKA

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 23:26

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°