Dortmund nuk ndalet, ja mësynë yllit te Realit

Dortmund nuk ndalet, ja mësynë yllit te Realit

Borussia e Dortmundit ka bërë një merkato mjaft ambicioze këtë verë, teksa ka afruar emra si Hummels, Brandt, Hazard, etj., por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Verdhezinjtë kanë kërkuar informacion për të marrë në huazim fantazistin spanjoll të Realit të Madridit, Isco, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane dhe është në pritje për të mësuar fatin e tij.

Klubi gjerman ka kërkuar huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për shifrën e 60 milionë eurove, por Florentino Perez do të preferonte një shitje të menjëhershme, ndaj ka marrë kohë për përgjigjen.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 20:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.