Draft raporti, EUObserver: Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat

Draft raporti, EUObserver: Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat

Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian.

Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit :

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.

Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpejtuar zgjerimin. Ndërkohë, dy ditë më parë ishin mediat gjermane që bën të ditur se drafti i KE-së flet për hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Ato do të rishikojnë “Angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës” për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.

Gjithashtu ata do të diskutojnë dhe se si do ti referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së, në deklaratën e samitit të Sofjes, shton diplomati.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 16, 2018 10:44
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...