“Drislla” në duart e gjermanëve

“Drislla” në duart e gjermanëve

Më së voni edhe një muaj do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë gjermane “Shollc” e cila e ka fituar me koncesion deponinë “Drislla”, pas vendimit të sotëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e cila paraprakisht e ka ndërprerë marrëveshjen me kompaninë italiane “FCL Ambiente”.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së ishin të përmbajtur, sepse vlerësuan se nuk ka nevojë për koncesionar të ri.

Konsorciumi i udhëhequr nga “Shollc AG” nga Gjermania është i përbërë nga po e njëjta kompani në bashkëpunim me kompaninë e Kroacisë  “CIOS Doo” dhe  kompaninë maqedonase “Splendor MAK” .

Këtë vendim Këshilli i Qytetit të Shkupit e ka marrë pas aktvendimit gjyqësor të Gjykatës së Lartë Administrative.

Me këtë vendim mundësohet që ti vihet fundi agonisë së qytetarëve të Shkupit me deponinë “Drislla” dhe krijohet mundësi për fillim të procedurës për investime dhe modernizim të po t njëjtës deponi, e cila në të ardhmen do të rritet në deponi moderne që do të mundësojë që bërlloku të përpunohet me standardet më të larta botërore – theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit./Alsat

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:39
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.