Dua dhe Rita i lënë pas mëritë dhe pranojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën!?

Dua dhe Rita i lënë pas mëritë dhe pranojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën!?

Dukej e pamundur por duket se Bebe Rexha ka arritur të vërë një urë komunikimi mes dy vajzave shqiptare. Dua Lipa dhe Rita Ora i janë përgjigjur ftesës së këngëtares tjetër shqiptare për të bërë një këngë së bashku.

Gjithçka nisi pas një ftese nga Bebe Rexha, e cila me anë të një postimi në Twitter kërkoi një bashkëpunim me Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.

“Dua një bashkëpunim me Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max”, shkruan Bebe Rexha në Twiter.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ava Max, e cila është shprehur mjaft entuziaste për këtë ide. Më pas ka ardhur edhe reagimi i Dua Lipës e cila gjithashtu duket se e mbështet idenë dhe shkruan në shqip: Hajde Shqipeee!

Edhe pse u duket e pamundur, Rita Ora ka reaguar gjithashtu duke thënë se ndihet e nderuar dhe se i respekton këto vajza.
Mesa duket Rita dhe Dua kanë vendosur të bëjnë paqe dhe ta lënë me një anë të shkuarën. Tani e vetmja gjë që na mbetet është të presim që Bebe ta çoj deri në fund këtë dëshirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 30, 2019 22:58
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE